Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kiara Tito

  • “Po bën romantiken…”/ Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës! Ja batutat epike të çiftit: Ça filmi thua, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë…

    “Po bën romantiken…”/ Luizin dhe Kiarën i zë shiu në mes të Tiranës! Ja batutat epike të çiftit: Ça filmi thua, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë…

    Çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë i ka zënë shiu në rrugët e Tiranës. Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta.

    Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”.

    Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinën”.

    Luiz Ejlli: “U lagëm u bëmë qull…”

    Kiara Tito: Ej yje si jeni është koha perfektë për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…

    Luiz Ejlli: Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën.

  • Kiara merr surprizën e papritur: U bëra edhe unë me… (FOTO)

    Kiara merr surprizën e papritur: U bëra edhe unë me… (FOTO)

    Kiara Tito ishte një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP 2”.

    Moderatorja ka shumë fansa që e mbështetën edhe pas daljes nga shtëpia. Sot, Kiara është surprizuar me lule dhe me një yll. Po, po me një yll.

    Mbështetësit e saj, janë lidhur me një kompani që personalizojnë yjet, por jo detyrimisht përkthehet në blerje/emërtim në kuptimin e parë të fjalës, por kanë zgjedhur që një i tillë të ketë emrin e Kiarës.

    ‘U bëra dhe unë me yll’-shkruan ajo përkrah fotos.

    Ylli lart në qiell është thjesht një dhuratë simbolike dhe e personalizuar për një person të dashur, asgjë më shumë..

  • Mos vallë e kishte me Kiara Titon?! “Shpërthejnë” ndjekësit pas deklaratës së Bled Manes: Borën e duam në çdo stinë (FOTO)

    Mos vallë e kishte me Kiara Titon?! “Shpërthejnë” ndjekësit pas deklaratës së Bled Manes: Borën e duam në çdo stinë (FOTO)

    Me siguri e mbani mend se sa herë Bled Mane ka ironizuar Kiara Titon në “Big Brother VIP”, ku thoshte se ajo do të jetë si Bora Zemani, të ketë karrierën e saj etj.

    Gazetari ngrinte një paralele mes Borës dhe Kiarës duke krahasuar eksperiencën e kësaj të fundit në “Big Brother” dhe ndikimit që ky format pati te Bora një vit më parë, pa qenë pjesë e tij.

    U bë viral një moment kur ai në dhomën e rrëfimit tek jepte nominimet me ironi tha se donte të nominonte Bora Zemanin e më pas u vetëkorrigjua duke thënë se ishte Kiara ajo që donte të nominonte.

    Së fundmi, Blendi ka ndarë një foto me Borën në Instagram duke thënë se “Borën e duam në çdo stinë” dhe e ka shoqëruar më hashtagun “unike”.

    Kjo nga një pjesë e fansave është parë edhe si ironi ndaj Kiarës, duke shperthyer ne komente.

  • Ish-banorët rrëfehen për projektet e afërta në karrierë/ Arbana i “bën golin” Kiarës me pyetjen epike! (VIDEO)

    Ish-banorët rrëfehen për projektet e afërta në karrierë/ Arbana i “bën golin” Kiarës me pyetjen epike! (VIDEO)

    Kiara e bërtiste brenda shtëpisë faktin sesa shumë e donte një projekt në Top Channel, madje e theksonte sa herë i jepej mundësia që ajo ishte autore dhe moderatore.

    Teksa Arbana i ka pyetur në Post Big Brother se cilat ishin planet e ish konkurrentëve, teksa Kiara ka treguar për bashkëpunimet e Instagramit dhe projektet e reja, Arbana i ka thënë: Pra do vazhdosh punën si influencer. Duke mos e konsideruar aspak të vetë quajturën e Kiarës autore dhe moderatore.

    Kaq ka mjaftuar që ky moment të bëhet viral në rrjet, ku dhe fytyra e Kiarës e tregon qartë që ju tha dicka që nuk i ka pëlqyer aspak.

  • Këngëtarja e njohur shqiptare i bën propozimin e vitit Luizit dhe Kiarës! (FOTO)

    Këngëtarja e njohur shqiptare i bën propozimin e vitit Luizit dhe Kiarës! (FOTO)

    Luizi ndau një fotografi së bashku me Kiarën. Një nga komentet që mori për pak minuta më shumë se 3000 pëlqime ishte i këngëtares Vesa Luma.

    Vesa shkruan : “Permbylleni vitin tamam (me nje goce) dhe jepi vulen ktij muhabeti”.

    A mendoni edhe ju se goca do të jetë vula për çiftin më të komentuar të momentit?!

    Vesa Luma dha vulën për komentin më të mirë sipas ndjekësve të Luizit.

  • Luiz Ejlli nuk ndalet/ Thyen një tjetër rekord! Ja çfarë ndodhi me të në vetëm pak minuta (FOTO)

    Luiz Ejlli nuk ndalet/ Thyen një tjetër rekord! Ja çfarë ndodhi me të në vetëm pak minuta (FOTO)

    Gjatë mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli ka hyrë live në “Instagram”-in e tij. Teksa po darkonte me bashkëshorten, Kiara Tito, fituesi i “Big Brother VIP” hyri live për t’u treguar të gjithëve se ata janë bashkë.

    Madje fansat i kërkuan që ai ta puthte Kiarën, në mënyrë që të hiqnin të gjitha dyshimet që kishin.

    Në ato momente, këngëtari i tha partneres së tij që të çoheshin nga tavolina dhe të dilnin jashtë, pasi aty kishte dhe fëmijë.

    Teksa po lëviznin, Luizi u vendosi një kusht ndjekësve të tij. Ai u tha se nëse do të shkonin 100 mijë fansa që po shikonin live-n, atëherë ai do e puthte Kiarën.

    E në pak minuta në live-n e fituesit të BB VIP arritën 103 mijë ndjekës. E për këtë arsye, Luizi e mbajti fjalën dhe e puthi partneren e tij, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se ata janë ndarë.

  • Martesa e Luizit dhe Kiarës nuk është e vërtetë??? Astrologia e njohur i habit të gjithë me deklaratën e papritur!

    Martesa e Luizit dhe Kiarës nuk është e vërtetë??? Astrologia e njohur i habit të gjithë me deklaratën e papritur!

    Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku është shprehur se martesa e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit është e rreme.

    Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

    Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

    Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

    Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

    Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

    Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

    Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

    Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

    Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

    Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

    Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

    Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

    Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashuri! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

    Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.

  • Koncerti i parë pas daljes, Luizi ngjit në skenë Kiarën dhe i bën dedikimin romantik! (VIDEO)

    Koncerti i parë pas daljes, Luizi ngjit në skenë Kiarën dhe i bën dedikimin romantik! (VIDEO)

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli duket se ka nisur të shfrytëzojë popullaritetin e tij për tu rritur akoma edhe më shumë në fushën e muzikës.

    Pak ditë pas shpalljes së tij si fitues të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është parë i angazhuar në dalje të ndryshme dhe së fundmi është parë teksa realizon një nga qëllimet që kishte kohë që donte të realizonte.

    Luizi fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” e tashmë që është jashtë shtëpisë së famshme ai po shijon frytet e tij.

    Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur Noizy. Ai ka kënduar para qindra fansash, duke ngjitur në skenë dhe Kiarën, duke i dedikuar këngën e shkruar posaçërisht për të.

  • Dasma e Luizit dhe Kiarës/ Ja detaji që me siguri nuk e vutë re në fustanin e moderatores (FOTO)

    Dasma e Luizit dhe Kiarës/ Ja detaji që me siguri nuk e vutë re në fustanin e moderatores (FOTO)

    Kiara dhe Luizi kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre duke u martuar zyrtarisht.

    Celebrimi u krye në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, teksa ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për emisionin “E Diell”, Kiara ka Zbuluar prapaskenat e organizimit të asaj nate magjike.

    Një detaj i bukur që nuk u vu re ishte velloja e personalizuar që Kiara mbante veshur, në të cilën ishin qëndisur inicialet e saj dhe të Luizit, si një kujtim për dashurinë e tyre.

  • A do i ftojë Arbrin dhe Zhaklinën në dasmë pas debateve të ashpra që patën?! Kiara habit me përgjigjen e saj!

    A do i ftojë Arbrin dhe Zhaklinën në dasmë pas debateve të ashpra që patën?! Kiara habit me përgjigjen e saj!

    Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”.

    E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.

    “Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasëm kështu që…”- tha Kiara.