Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Juli

  • Big Brother/ Meritoni nxehet nga debati me Julin dhe shan nga familja, pritet vendimi… (video)

    Big Brother/ Meritoni nxehet nga debati me Julin dhe shan nga familja, pritet vendimi… (video)

    Big Brother, ditën e sotme u zhvillua një debat i zjarrtë mes Meritonit dhe Julit. Aktori përmendi Big Brother Kosova, si referim, ndërsa banori nga Prishtina e ndjeu veten si të diferencuar sa i përket origjinës së tij.

    Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda. Mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.

    Pas këtij shkëmbimi të tensionuar me tone të larta, Meritoni u thirr në dhomën e rrëfimit nga prodhuesit e programit. Deri më tani, mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.

    Ky ndërhyrje ka nxitur diskutime në rrjetet sociale mes ndjekësve të programit, shumë prej të cilëve janë të shqetësuar për mënyrën se si ndërveprimet mes banorëve po eskalojnë dhe si do të menaxhohen nga ekipi i “Big Brother VIP”. Gjithashtu, ngjarja ka sjellë në vëmendje edhe sfidat e bashkëjetesës së banorëve të ndryshëm nën presionin e vëzhgimit 24 orësh dhe konkurrencën për mbijetesën në lojë.

  • BIG BROTHER/ “Je lojtar i dobët”, pyetjet anonime, Juli e Romeo kapen keq: Kam bezdi nga këto… (video)

    BIG BROTHER/ “Je lojtar i dobët”, pyetjet anonime, Juli e Romeo kapen keq: Kam bezdi nga këto… (video)

    Loja me pyetjet anonime, që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi. Gjatë diskutimin në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Juli u shpreh se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, pasi mori përgjigjet që deshi për pyetjet që bëri vetë. Nga ana tjetër, Romeo e quajti aktorin lojtar të dobët. Në diskutim, ndërhyri edhe Erjola, Egla dhe Rike.

     

    Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

    Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

    Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

    Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment

    Juli: Pse nuk e le

    Romeo: Je lojtar i dobët

    Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time

    Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin