Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Hamit Kallmeti

  • Hamit Kallmeti, nga akademia e Tiranës firmos me klubin italian: Nga këtu dua të kap Kombëtaren U-19

    Hamit Kallmeti, nga akademia e Tiranës firmos me klubin italian: Nga këtu dua të kap Kombëtaren U-19

    Hamit Kallmeti, djaloshi 18-vjeçar i lindur në Nikël të Fushë-Krujës, futbollin e ka nisur si një ëndërr në ekipet e moshave të qytetit të tij, me perspektivën, që kjo ëndërr të bëhet realitet dhe Hamiti të bëhet pjesë e futbolit elitar brenda dhe jashtë vendit. Kallmeti, qysh në hapat e para është konsideruar si një element me shumë të ardhme. Ka vijuar të luajë në Akademinë e Futbollit dhe më pas në Akademinë e klubit të njohur, KF Tirana, ku është aktiviuar sezonin e shkuar me ekipin U-21 te bardhebluve.

    Gjatë kësaj periudhë, duke synuar gjithnjë e më shumë për karrierën e tij, dëshira e madhe ka qenë, që të luajë jashtë vendit dhe interesimi për të ka ardhur edhe nga disa ekipe të huaja, teksa për një periudhë prove ka qenë në provë tek Akademia e Valencias në Spanjë, e po ashtu edhe në Greqi e Poloni. Por, duke spikatur në rolin e mesfushorit të qendrës, Hamiti është dalluar gjatë karrierës së tij edhe për vizionin e lojës, teknikën e lartë në përdorimin e topit, por edhe si një lojtar me vizion dhe mjaft i fortë fizikisht, duke bërë dallimin me bashkëmoshatarët e vet. Pak ditë më parë, ai ka marë një ftesë nga drejtuesit e skuadrës italiane, “FC Frocalçio”, ekip që militon në liga Ekselencë, në Itali – Girone A. Frocalçio shihet si satelit, por edhe akademi nga klubet e njohura italiane, Atalanta, apo dhe Juve Stabia.

    Kallmeti, jo vetëm që ka kaluar testin, por ka firmosur dhe është federuar pak ditë më parë, teksa të dielën ka bërë edhe debutimin në ekipin e tij të ri, madje duke u prononcuar edhe për mediat vendase. “Jam mjaft i lumtur, këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam ndier si në shtëpi. Kam bërë debutimin dhe është një ambient i ngrohtë, shpresoj që të rritem shumë, sepse klubi ynë këtu bashkëpunon edhe me skuadrat e njohura italiane. Dua që të marrë sa më shumë minuta, të bëj më të mirën këtu dhe pse jo të shof për më sipër, sepse jam i ri dhe kam dëshirë që të provoj edhe ekipet kombëtare të moshave, duke nisur që nga U-19, pse jo edhe U-21 dhe Kombëtaren e madhe që është ëndërr për çdo shqiptar. Besimin e drejtuesve do ua shpërblej duke dhënë më të mirën time. Kisha mundësi që të luaja edhe në Shqipëri, në Kategorinë e Parë dhe Supeiore, por zgodha të luajë jashtë sepse këtu janë kushtet super dhe trampolina më e mirë për karrierën time”, – tha i riu Kallmeti.

  • Hamit Kallmeti, “diamanti” i fshehur i Tiranës drejt Greqisë, 17-vjeçari tregon eksperiencën helene: Falë Gentian Muçës karriera ime do të marrë tjetër rrjedhë

    Hamit Kallmeti, “diamanti” i fshehur i Tiranës drejt Greqisë, 17-vjeçari tregon eksperiencën helene: Falë Gentian Muçës karriera ime do të marrë tjetër rrjedhë

    Ëndërra e çdo të riu kur nis rrugën e futbollit është që një ditë të veshë fanelën kuqezi, por edhe të luajë jashtë vendit. Një ndër ta është edhe 17-vjeçari, Hamit Kallmeti, që ka lindur në Fushë-Krujë dhe që futbollin e ka nisur disa vite me pare qysh fëmijë, me ëndrrën për të prekur majat, për të vijuar më pas hapin e radhës tek Akademia e Futbollit. Kallmeti luan si 6-ësh ose 8-ësh në mesfushë. Jo më kot Kallmeti konsiderohet edhe nga trajnerët që e kanë stërvitur, si një element me shumë perspektivë, në saj të konstruktit, por edhe aftësive individuale tekniko-taktike që ai zotëron.

    Sezonin e fundit e mbylli si pjesë e Akademisë së Tiranës që krahas ekipeve të moshave, në saj të aftësive individuale ka luajtur edhe me ekipin U-21 bardheblu. Synimi dhe karriera e tij është për më shumë në të ardhmen e afër, ndaj edhe ka tentuar dhe është testuar jashtë vendit. Madje, ai ka qenë në prove tek gjigantët spanjollë, Akademia e Valencias, e po ashtu për të ka shfaqur interes edhe Legia e Varshavës në Poloni afro një vit më parë, por fakti që ka qenë nën 18-vjeç, e bëri të pamundur firmosjen, si ekstra-komunitar.

    Me eksperiencën tashmë prej 1-viti në klubin e Tiranës, por edhe nëpërmjet menaxherit të FIFA-s Bruno Dodi, në adresën e lojtarit kanë mbërritur ftesa, që ai të testohet në Greqi, në akademitë e klubeve të njohura në shtetin fqinj si AEK dhe Olimpiakos, për t’u bërë pjesë e tyre në vijim. Aktualisht shtatlarti Hamit Kallmeti ndodhet në periudhë testimi tek U-19 e Atromitos, ndërsa e ardhmja e afër e sheh në Europë, edhe pse drejtuesit bardheblu e kanë pasur në planet e tyre për sezonin e ardhshëm. Madje, është vetë futbollisti algjerian mjaft i njohur në Europë, Rafik Xhibur që ka luajtur me klubet e njohura në Europë si: Auxerre, Marsejë, Notingam Forest, AEK, Olimpiakos, që po e ndjek nga afër talentin shqiptar dhe që si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Brundo Dodit, do të mundësojnë kalimin e mesfushorit Hamit Kallmeti.

    “Po kaloj një eksperiencë ndryshe, unë jam provuar edhe më parë jashtë vendit, madje mund të luaja edhe në Skoci apo dhe Poloni, por pengesa e vetme ka ndodhur për shkak dokumentaconi. Eksperienca te Tirana më ka ndihmuar shumë, pasi kam punuar me një trajner shumë profesionist si Gentian Muça dhe unë shpresoj që të lë gjurmë dhe tashmë karriera ime të ketë një tjetër rrjedhë, për të luajtur në Europë. Me punë dhe besoj se edhe me negociatat e menaxherit tim Bruno Dodi do t’ia dalim. Dëshira ime është që të bëhem pjesë e Kombëtareve U-19 apo dhe Shpresës si dhe një ditë të vesh fanelën kuqezi të Kombtares A. Është e vështirë, por do të punoj shumë dhe ky mendoj se është momenti i duhur që unë të hedh një hap të rëndësishëm në karrierën time”, – tha mesfushori Hamit Kallmeti.