Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Haaland

  • Erling Haaland në verisionin përbindësh, tre gola Kosovës në miqësore (video)

    Erling Haaland në verisionin përbindësh, tre gola Kosovës në miqësore (video)

    Kosova humbet 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë në Oslo. Erling Haaland u dhuroi fitoren vendasve me tre golat e tij. Të parin me kokë në pjesën e parë, ndërkohë që bomberi i Manchester Cityt festoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit.

    Dardanët vuajtën në 30 minutat e para, por e mbyllën në sulm të parën. Me Albion Rrahmanin që me kokë iu afrua golit të barazimit. Ndërkohë, tekniku Franco Foda humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh.

    Kosova tentoi golin në 45 minutat e dyta, por nuk shfrytëzoi mundësitë e krijuara. Ndryshe nga Haaland, i cili nuk fali duke ndëshkuar 3 herë Visar Bekajn.

  • Haaland, Alaba, duel Real-Barça

    Haaland, Alaba, duel Real-Barça

    Sipas mediave spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona do të duelojnë deri ditën e fundit për të transferuar dy nga futbollistët më në formë për momentin në botë, Erling Haaland dhe David Alaba.

    David Alaba nuk arriti marrëveshjen me drejtuesit e Bayern-it për të rinovuar kontratën dhe tashmë ai do të jetë lojtar i lirë në merkaton e verës.

    Për të u fol shumë se mund të kishte një transferim në Madrid te Reali, por tashmë edhe Barça është futur seriozisht në garë.Ndërkohë, Haaland, edhe pse ka vetëm një vit te Dortmundi mund të largohet nga verdhezinjtë nëse në drejtim të tyre do të mbërrinte një ofertë e majme.

    Norvegjezi është duke shkëlqyer në Gjermani, ku e ka çuar Dortmundin deri në çerekfinale të Champions League.