Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Gjermani

  • Granit Xhaka në verë drejt Arabisë Saudite, zbulohet paga e majme që do të përfitojë mesfushori

    Granit Xhaka në verë drejt Arabisë Saudite, zbulohet paga e majme që do të përfitojë mesfushori

    Granit Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni pas dy viteve shumë të suksesshme në klubin gjerman. Mesfushori ka fituar tre trofe sezonin e kaluar me Leverkusenin si Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë. Por e ardhmja e tij në këtë klub mbetet e paqartë, pasi Xhaka mund të largohet në verë ku ofertat nuk mungojnë. Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahce po e duan Xhakën, por edhe transferimi në Turqi tani mbetet i komplikuar pasi ka oferta edhe më të mëdha financiare.

    Mësohet se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesliga ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdoj karrierën nga vera. janë tri klube arabe që kanë shfaqur interesim për transferimin e Xhakës dhe problemi më i vogël është paraja.
    Klubet arabe që për momentin mbeten sekrete për shkak të negociatave i kanë bërë me dije Xhakës se mund t’i ofrojnë pagë pesë fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht te Bayer Leverkusen.

    32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, ndërsa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Granit Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të. Palët janë në bisedime të avancuara, derisa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.

    Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës javë më parë ka marrë edhe ofertë nga Galatasray, me kampionët e Turqisë që janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë 3,8 milionë euro në sezon, por kjo shumë është shumë më e vogël se sa e klubeve arabe.
    Vlen të përmendet se Leverkusen mund ta lejoj largimin e Xhakës për një shumë prej rreth 10 milionë euro, pasi kontrata e tij aktuale me klubin gjerman është deri në verën e vitit 2028.

    LEXO ME SHUME:Egnatia mes shumë pikëpyetjeve, tre titullarët ende nuk kanë rinovuar me klubin

    BURIMI: Telegrafi

  • Eleminimi nga Kupa e Gjermanisë, tone të larta dhe konfrontim mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Leverkusen (video)

    Eleminimi nga Kupa e Gjermanisë, tone të larta dhe konfrontim mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Leverkusen (video)

    Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusen pa patur një përplasje me tifozët e ekipit të tij pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld. Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte po aq befasues edhe sa eliminimi i Leverkusenit, i cili shihej si favorit absolut por u mposht me rezultat 2-1 në ‘Schuco Arena’.

     

    Ky eliminim nuk ka kaluar lehtë nga tifozët e “Aspirinave”, të cilët kishin udhëtuar për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar llogari nga lojtarët pas humbjes. Granit Xhaka, ishte njëri nga lojtarët që shkoi te tribuna e tyre për të kërkuar falje dhe diskutuar, por jo gjithçka shkoi mirë. Ai u pa duke debatuar me tone të ashpra me disa nga tifozët dhe ai moment po bën xhiron në rrjetet sociale.

    Mesfushori shqiptaro-zviceran, i cili në ditët e tij te Arsenal-i përballoi zemërimin e disa tifozëve në “Emirates”, u pa në një diskutim të nxehtë me një mbështetës teksa dyshja tregonin gishtat. Arminia ka luajtur për herë të fundit në Bundesliga në sezonin 2022, por rëniet e herëpashershme i kanë bërë të zbresin në nivelin e tretë.

    LEXO ME SHUME:Kristjan Asllani në kërkim të hapit cilësor, klubi që synon Championsin kërkon shqiptarin

  • 11 gola me Kaiserslautern, djali i ish-futbollistit të Tiranës shkëlqen në Gjermani (video)

    11 gola me Kaiserslautern, djali i ish-futbollistit të Tiranës shkëlqen në Gjermani (video)

    Kian Ramadani, djali i legjendës së Tiranës Astrit Ramadani po shkëlqen në Gjermani me skuadrën e Kaiserslautern U17. Sulmuesi i krahut të majtë është një nga elementët më të vlefshëm të klubit gjerman, duke spikatur me ekipin ku ai aktivizohet. Në ndeshjen kundër FC Heidenheim, 16-vjeçari shënoi golin e fitores.

    Me këtë realizim, Kian Ramadani shkon në kutëon e 11 golave në 27 takime të luajtura. Futbollisti ka luajtur me Shqipërinë U-17 tre takime, por me shumë gjasa në të ardhmen, Kian Ramadani do të përfaqësojë Kombëtaren e madhe.

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shfaqet mes tifozëve, feston titullin e Bayer Leverkusen me flamurin shqiptar (EMRI)

    Ish-futbollisti i Kombëtares shfaqet mes tifozëve, feston titullin e Bayer Leverkusen me flamurin shqiptar (EMRI)

    Bayer Leverkusen u shpall kampion i Gjermanisë për herë të parë në historinë e tyre! Kuqezinjtë mundën Werder Bremen 5-0 falë golave të Boniface (25′), Xhaka (60′) e tripletës së Wirtz (68′, 83′, 90′), duke u shpallur kampionë me 5 javë të mbetura, në javën e 29-të të Bundesligës. Titulli kampion i përket “aspirinave” me të gjithë tifozët të cilët pushtuan fushën, për një festë të çmendur.

    Në festën nuk mund të mungonte dhe flamuri i Shqipërisë. Në stadiumin e Bayer Leverkusen i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi, i cili ka luajtur për një sezon edhe me Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar.

    Rrustemi mori me vete flamurin kuqezi dhe u fut në fushë për të festuar titullin e mikut të tij Granit Xhaka. Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e Kombëtare shqiptare gjatë vitit 2007 ku numëron edhe 3 paraqitje me fanellën kuqezi, teksa trajner ishte Oto Bariç. Të Vllaznia ai është aktivizuar gjatë sezonit 2009/2010.

    LEXO MË SHUMË: Mirlind Daku thyen heshtjen për mos grumbullimin në Kombëtare: Nuk kam pasur kontakte me Sylvinhon (video)

    Mirlind Daku dhe Arbnor Muja  u lanë jashtë listës së Silvinjos për këto dy ndeshje të muajit mars, ndërsa pikërisht sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.

  • VIDEO/ Nuk e duroi dot humbjen e turpshme, tifozi hyn në fushë fushë dhe bën “zap” shqiptarin së bashku me lojtarët e tjerë

    VIDEO/ Nuk e duroi dot humbjen e turpshme, tifozi hyn në fushë fushë dhe bën “zap” shqiptarin së bashku me lojtarët e tjerë

    Darmstadt ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares Klaus Gjasula nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligën gjermane. Ditën e djeshme, blutë u mundën nga Augsburg me rezultatin 0-6 për ekipin mik.
    Skena të pabesueshme janë parë pasi arbitri fërshëllu fundin e ndeshjes. Asnjëri prej tyre nuk mund ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte.

     

    Njëri nga tifozët ka dalë në fushë, por askush nga sigurimi nuk e ka prekur. Ai filloi t’i bënte moral lojtarëve, duke i thënë disa fjalë teksa ishte dukshëm i inatosur. Ndërkohë Klaus Gjasula, në rolin e qendër mbrojtësit u zëvendësua në minutën e 27 pasi rezultati shkoi në 0-4. Darmstadt ndodhet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluara në kampionat.

  • Emigrimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, kancelari në takimin me Ramën: Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, kancelari në takimin me Ramën: Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore

    Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë është diskutuar në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Olaf Scholz në Berlin. Në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se ka diskutuar për të gjetur mënyra që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. Nga ana e tij, kancelari gjerman shprehu përgjegjësinë e vendit të tij mbi nevojën e fuqisë punëtore dhe tha se po punohej në këtë drejtim.

    “E kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së dhe as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në profesionin e tyre në tregjet e Gjermanisë e vendet e tjera. Kemi diskutuar për të gjetur mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejt i sistemit shëndetësor gjerman dhe i kam thënë që studentët tanë paguajnë 1-16 e kostos dhe pjesën tjetër e paguan qeveria.

    Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar pune, jo vetëm Gjermania. E rëndësishme të gjejmë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria e vende të rajonit humbasin në këtë fazë kaq të rëndësishme ku duan të bëhen pjesë në BE dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe jetës në vendet e tyre”, tha ai.

    Sholz tha se Gjermani po përgatit legjislacionin që emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE-ja, por edhe vende të tjera.

    “Lëvizja e lirë u ka dhënë qytetarëve ndjesinë e lirisë që nuk mund të shkosh vetëm si turist, por edhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më parë ishte një sfidë e madhe dhe e vështirë, sot nuk është më. Me këtë liri janë të lidhura dhe shumë sfida dhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për vende pune mos ta mbulojë vetëm nga vendet e BE-së, por edhe përtej BE-së. Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me këtë hapet tregu dhe kjo e bën të menaxhueshme situatën në Europë”, tha ai tutje.

  • Shqiptari vrau ish-gruan në Gjermani/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes; gjak e shirita të verdhë (video)

    Shqiptari vrau ish-gruan në Gjermani/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes; gjak e shirita të verdhë (video)

    Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjermania, aty ku një shqiptar raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij. Shqiptari, 47 vjeç ka shkuar në vendin ku punonte ish-gruaja dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

    44-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend. Shqiptari më pas, është larguar nga vendi i krimit me taksi dhe ka tentuar të arratiset. Por, efektivët e policisë e kanë lokalizuar dhe e kanë prangosur. 

    Identitetet e protagonistëve të ngjarjes nuk dihen ende. Nuk dihen as rrethanat mes çiftit që kanë çuar në kryerjen e këtij akti të rëndë. Shqiptari është pas hekurave dhe pritet të zbardhet dëshmia e tij. 

  • Tragjike/ Shqiptari i shkon në vendin e punës dhe vret ish-gruan, kapet në tentativë për t’u arratisur

    Tragjike/ Shqiptari i shkon në vendin e punës dhe vret ish-gruan, kapet në tentativë për t’u arratisur

    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

    Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

    Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tash për tash kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.

    Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.

  • Kaos në Gjermani! Dalin pamje të sulmit fizik ndaj tifozëve nga sigurimi i stadiumit

    Kaos në Gjermani! Dalin pamje të sulmit fizik ndaj tifozëve nga sigurimi i stadiumit

    Pamjet e fundit të zbuluara në rrjetet sociale e shfaqin dhunën e pësuar nga tifozët e Borussia Monchengladbachut nga sigurimi i stadiumit në Stuttgart. Nga ky incident pati të lënduar, ndërsa klubet kërkojnë që të gjenden përgjegjësit

    Ndeshja ndërmjet Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbach, e zhvilluar fundjavën që shkoi, po vazhdon të diskutohet.

    Jo për shkak të përmbysjes së jashtëzakonshme të vendësve, të cilët ishin duke humbur 0:2 dhe në fund fituan 3:2.

    Por, për atë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.

    Në një video që është bërë virale së fundi shihet sigurimi i stadiumit në Stuttgart duke i sulmuar fizikisht tifozët mysafirë të Monchengladbachut.

    Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar lëndime, pak a shumë të rënda.

    Të dyja klubet më pas kanë dalë me komunikatë duke e dënuar sulmin e ndodhur të shtunën mbrëma.

    Stuttgarti ka thënë se distancionet nga dhuna, ndërsa shton se është filmuar gjithçka, që nga fillimi i incidentit e deri në mbylljen e tij, shkruan “Gazeta Express”.

    E Borussia Monchengladbachu e ka dënuar rëndë sulmin ndaj tifozëve të tij dhe kërkon sqarim për çdo detaj.

    Ndërkohë, po punohet që të gjenden fajtorët dhe të dalin para drejtësisë. 

  • ZYRTARE/ Gjermania njeh patentat shqiptare

    ZYRTARE/ Gjermania njeh patentat shqiptare

    Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Gjermania tashmë zyrtarisht do t’i njohë patentat shqiptare pas votimit që u bë në Bundesrati gjerman.

    Postimi i Ramës:

    “LAJM I MIRË

    Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

    Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.

    Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada.”