Flamurtari dhe Korabi siguruan kualifikimin për në finalen e “Play-off”-it pas sfidave të ditës së djeshme. Djemtë e Diego Longo siguroi kalimin pasi barazuan 1-1 me Apoloninë, por në bazë të renditjes arritën në finale.
Ndërkohë nga ana tjetër Korabi fitoi minimalisht ndaj Tomorit në Berat dhe tashmë të dyja skuadrat e kualifikuara do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për sfidën me vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit të Abissnet Superiore.
Dueli mes Flamurtarit dhe Korabit do të luhet më 28 maj, ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë finale, do të jetë i pranishëm dhe sistemi VAR. . Fituesi i këtij çifti do të ketë mungësinë të sfidojë ekipin që renditet në vendin e 8-të në Superiore, në stadiumin e kësaj të fundit.
Flamurtari kaloi në fazën tjetër pas barazimit 1-1 me Apoloninë. Pas sfidës foli edhe trajneri i vlonjatëve, Diego Longo.
“Ndeshja me Apoloninë duhej të përfundonte 3-0, kemi humbur raste të pabesueshme. Na mungoi eksperienca, ndonjëherë është edhe përgjegjësia ime për ta bërë punën më mirë.
I mblodha lojtarët pas ndeshjes dhe i thashë që të qëndrojnë të përqendruar, tani duhet të shohim më tej”
Sezoni i Kategorisë së Parë ka përfunduar por jo për Flamurtarin që tashmë do të luajë ndeshjet e “Play Off”-it për t’u ngjitur në Superiore. Ekipi vlonjat do të luajë ndaj Apolonisë, që e mundi në ndeshjen e fundit të kampionatit. Trajneri Diego Longo ka besim se ekipi i tij do të arrijë Kategorinë Superiore.
“Kemi dy muaj që po punojmë dhe skuadra është në një formë shumë të mirë. Në këtë ndeshje aktivizuam edhe një lojtar të ri, si Leshi nga ekipi i të rinjve dhe më pëlqeu për lojën që zhvilloi. Jemi gati për “play off”-in.
Skuadra është në formë. Do të punojmë me seriozitet edhe në këto ditë që na kanë mbetur. Objektivi ynë është që ta çojmë skuadrën në Superiore”, përfundon Longo.
Diego Longo, trajneri i Flamurtarit, u shpreh i kënaqur për fitoren në fundjavë ndaj Besëlidhjes. Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i sezonit, ekipi kuqezi tani do të mendojë për “Play-Offin”, me shpresën për tu rikthyer në Kategorinë Superiore.
“Besoj se me këtë performancë ekipi do të arrijë të realizojë objektivin. Ne do të tentojmë elitën nga ndeshja shtesë. Gjithsesi, unë mendoj se kemi 75% shanse për të fituar dhe vetëm 25% dështim”, deklaroi tekniku italian.
Sot në teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, u mbajt një dëgjesë publike, nga ku më pas u shpall projekti fitues për stadiumin e ri. Teksa presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi po futej në sallë, ka bërë një deklaratë për mediat. Teksa u pyet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ai iu lut që të mos ta përmendnin emrin e tij pasi nuk dëshironte që ti prishej mëngjesi.
“Ju lutem mos na prishni festën me personazhe që më vjen ndot tju zë emrin në gojë, ju lutem. As unë nuk kam përplasje me Dukën, skam përplasje me asnjeri. Thjesht jam përfaqësues i një institucioni që i është mbyllur stadiumi dhe një personazh që për 4 javë nuk do të shoh as ndeshjet e Flamurtarit. Ju lutem, kam ngrënë një mëngjes shumë të mirë, mos ma prishni mëngjesin”, deklaroi Idrizi.
Aventura e Matheus Iacovelli-t në Shqipëri me fanellën e Flamurtarit rezultoi një dështim. Sulmuesi brazilian mbërriti në dhjetor të vitit 2022 si një sulmues që pritej të bënte diferencën në fushë. Kjo gjë nuk ndodhi dhe lojtari tregon se ishte Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtarit që ia ndërlikoi jetën në Vlorë. E quan ish-trajnerin jo vetëm amator dhe intrigant, por nxjerr të tjera fakte. Rrëfen se fliste keq për gruan e tij dhe gratë e sportivëve të tjerë, por edhe pjesën që i ka kërkuar që të ndajë paratë e kontratës.
“Troisi në premtoi shumë para se të vija dhe më tha se do të më ndihmonte. Madje, ai tha se futbolli shqiptar ishte shumë i dobët. Këtë ma ka thënë në telefon. Kur mbërrita në Vlorë dëgjova nga njerëz të tjerë se ai nuk ishte aq i mirë.
Ai po fliste keq për mua pas shpine, duke thënë se paratë që mora nga klubi duhej të ishin ndarë mes meje dhe atij. Ai foli për gruan time. Fliste edhe për gratë e sportistëve të tjerë. Ai u përpoq të krijonte intriga mes lojtarëve. Një tjetër arsye ishte një gjobë që mora për humbjen dhe barazimin, pasi isha zëvendësues dhe i vetmi që u gjobit isha unë. Këto janë disa nga arsyet që më bënë të kërkoj të largohem.” Përfundon rrëfimin sulmuesi brazilian.
Flamurtari nuk arriti dot të përmbushte misionin Superiore. Ekipi vlonjat do të duhet të luajë në play-off biletën e fundit për të arritur promocionin. Administratori i klubit Sinan Idrizi Sqaron situatën e Diego Longos në stol, por jep një koment edhe për pamjet virale të Lushnja-Dinamo. Numrit një i klubit vlonjat nuk i del inati me FSHF-në, ndërsa i paralajmëron që të mos vijë në Vlorë me 6 maj, ditë kur do të prezantohet projekti i stadiumit. E ka ndarë mendjen që t’i bëjë bllokadë, pas masakrës që i bënë skuadrën së tij.
“Unë nuk i komentoj kurrë ekipet e tjera. Por mendoj se është rasti i parë që ndodh ajo kur lojtari i një ekipi kundërshtar hidhërohet kur nuk pëson. Është klasike çudi shqiptare. Po ta bënte një lojtar i Flamurtarit këtë gjë, unë do t’i kërkoja shpjegime, por jam i sigurt që këtë gjë do ta kenë bërë kolegët e mi të Dinamos.”
Keni një mesazh për Federatën Shqiptare të Futbollit?
Kam diçka për ftesën që na ka ardhur për 6 majin ku në Teatrin e Vlorës do të prezantohet projekti i stadiumit të ri “Flamurtari”. Investimi është i qeverisë shqiptare, nuk e kuptoj pse do të marrin pjesë në atë prezantim përfaqësues të FSHF-së kur ata kanë kontribut zero në këtë projekt. Nuk e kuptoj si do të ndihen zyrtarët e FSHF-së kur të vijnë në Vlorë.
Pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Tomori, ishte drejtori i vlonjatëve, Alfred Ferko që doli në “Oversport”. Ky i fundit u shpreh se ekipi nuk do të heq dorë për t’u ngjitur në Superiore, pavarësisht se nuk arriti në dy vendet e para. Ndërkohë trajneri Longo nuk zgjodhi të dilte në intervistë.
“Nuk luajtëm ashtu si e prisnim. Nuk u ngjitëm dot direkt, por do të shkojmë deri në fund. Me kë mund të ndeshemi në Play Off nga Superiorja? Nëse e arrijmë nuk kam asnjë lloj preferencë. Ne duhet ta mbajmë kokën lart, unë përfaqësoj klubin dhe është përgjegjësi morale për të folur këtu. Longo kishte një arsye personale dhe prandaj nuk doli sot në intervistë”, tha Ferko.
Aktualisht po zhvillohen ndeshjet e javë së 24 të Kategorisë së Parë, aty ku lufta për t’u ngjitur në Superiore dhe mbijetesa kanë hyrë në një fazë mjaft të nxehtë. Skënderbeu, Dinamo dhe Flamurtari janë ende në kërkim të biletës që të çon në Superiore, teksa korçarët do të udhëtojnë në transfertën delikate të Cërrikut, ku përballë do të kenë Turbinën që rrezikon rënien nga kategoria.
Tirana lë pas dështimin në Durrës dhe rikthehet te fitorja që në sfidën e mëpashme, atë që u luajt pak çaste më parë në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë fituar në klasiken me Vllazninë me rezultatin 3-0, në një ndeshje që prodhoi emocione por edhe polemika.
Kjo sepse Vllaznia pretendoi një penallti në minutën e 25-të pas një prekjeje të dukshme të topit me dorë nga ana e Bathës, por Jorgji vijoi lojën.
25′ Penalltia e pretenduar nga Vllaznia
Ndërkohë Tirana ndëshkon menjëherë shkodranët pas këtij episodi, duke realizuar dy gola në 4 minuta me Torasën dhe Ngo. Gjithsesi dalja me karton të kuq e Hoxhallarit në fund të pjesës së parë u duk se do të zhbalanconte ekipin e Egobosë.
31′ Torasa 1-0
35’Ngo 2-0
Por Vllaznia ishte e pafuqishme për të përfituar nga superioriteti numerik dhe Tirana realizoi edhe golin e tretë me brazilianin Kale, që vulosi suksesin bardheblu dhe ngjit kryeqytetasit në kuotën e 62 pikëve duke rikthyer epërsinë prej 9 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që gjithsesi sfidën e tij për javën e 29-të do ta zhvillojë nesër në transfertën e vështirë të Laçit.
63′ Kale 3-0
Fiton me vuajtje Partizani në Vlorë ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria. Të kuqtë, mbase të hiponituzar nga goleada kundër Luftëtarit, ia dalin të thyejnë kuqezinjtë me vetëm një gol diferencë.
36′ Bitri 0-1
38′ Souza 1-1
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, kur golit të Bitrit iu përgjigj shumë shpejt Souza. Kryeqytetasit pritën deri në minutën e 67-të për të shënuar golin e fitores me Jurgen Bardhin, gol që e ngjit Partizanin në kuotën e 44 pikëve dhe e afron me zonën e Kupave të Europës.