Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Fasule

  • Këto janë perimet që ju japin më shumë energji gjatë ditës

    Këto janë perimet që ju japin më shumë energji gjatë ditës

    Karbohidratet janë burimi më i mirë i energjisë për organizmin.

    Ato treten lehtë dhe çlirojnë sheqerin e nevojshëm që trupi e përdor për energji.

    Në pjesën më të madhe, perimet nuk konsiderohen si shumë të pasur me karbohidrate, megjithatë në mesin e tyre ka disa që kanë mjaftueshëm karbohidrate dhe kalori.

    Në varësi të perimeve që do të zgjidhni, ju mund të merrni një valë të fortë e afat-shkurtër energjie ose diçka më afat-gjatë.

    Perimet e Pasura Me Niseshte

    Perimet e pasura me niseshte ofrojnë më shumë energji se çdo perime tjetër sepse përmbajnë shumë karbohidrate dhe kalori.

    Në një gjysëm filxhani patate të zier, misër dhe bizele do të merrni deri në 72 kalori dhe 15 gramë karbohidrate.

    Patatet mund të rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa misri dhe bizelet kanë një ndikim mesatar.

    Në momentin që niveli i sheqerit në gjak nis të bjerë, e njëjta ndodh edhe me energjinë.

    Fasulet Për Karbohidrate Dhe Proteinë

    Fasulet i përkasin kategorisë së perimeve me niseshte por nga ana tjetër ato janë shumë të pasura edhe me proteinë.

    Në një gjysëm filxhani me fasule, do të përfitoni 15 gramë karbohidrate.

    Në krahasim me perimet e tjera, fasulet kanë sasi domethënëse të fibrës e cila ngadalëson tretjen e karbohidrateve, kësisoj energjia në trup është e qëndrueshme dhe afat-gjatë.

    Perime të tjera që i japin trupit energji janë karrotat, panxhari dhe kungulli i verdhë.

    Magnezi Për Metabolizmin

    Në mënyrë që trupi të shfrytëzojë çdo ushqim për energji ka nevojë për një përbërës të rëndësishëm.

    Bëhet fjalë për magnezin i cili ndihmon në transformimin e ushqyesve në energji,

    Magnezi është thelbësor për metabolizimin e karbohidrateve.

    Një gjysëm filxhan çaji fasule ofron 15 përqind të dozës së këshilluar ditore të magnezit.

    Hurmat e Arabisë

    Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën.

    Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

    Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie.

    Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

  • Fasulet, thesari në kuzhinë/ Varietetet dhe mënyra e gatimit të tyre

    Fasulet, thesari në kuzhinë/ Varietetet dhe mënyra e gatimit të tyre

    Si te gatuajm fasulet?

    Nje nga avantazhet e fasuleve eshte jetegjatesia e tyre. Mund te rezistojne per nje vit te thara dhe jane me vlera ushquese shume te rendesishme. Gjithmone kontrollojeni fasulen perpara se ta gatuani nese ka ndonje papasterti dhe c’eshte me e rendesishmja eshte shplarja e tyre ne uje te bollshem.
    I lini per te pakten nje nate para ne uje sepse kjo do t’ju ndhmoje shume ne kohen e gatimit, por nese e keni me nxitmi dhe keni harruar, shume lehte mund te perdorni thjerreza ( skane nevoje te rrine ne uje aq gjate sa fasule) dhe i shtyni fasulet per disa dite me vone.
    Idete e perdorimit te fasules qe nga perzgjedhja e saj ,qendrimi ne uje, koha e gatimit, menyra e gatimit do ti gjeni te specifikuara me poshte:

    Perzgjedhja e fasuleve

    Jane me dhjetra varietete te fasuleve qe mund te gjeni kudo por perdorni kete liste per te ditur dhe perdorimin e gjere te tyre ne gatim, fasulet qe mund te perdoren gjelle, fasulet qe gjejne perdorim ne sallate etj.
    Si rregull i pergjithshem fasulet shtojne deri ne 3 masa me teper; 1 gote fasule paraprakisht shton deri ne 3 gota te pregatitura.

    • Fasulet e kuqe: jane te vogla, me shume shije, gatuhen shpejt dhe perdoren si ne sallate ashtu dhe supra dhe gjelle.
    • Fasulet e Zeza: jane quajtur dhe ndryshe fasule breshke, kjo per levozhgen shme te forte, gjen perdorim ne supe dhe gjellra te ndryshem.
    • Fasulet me syzeza: me madhesi te vogel, te ngjajshme si bizele e qiqrat. 
    • Fasule te bardha: jane te buta si kokrra ndaj gjejne perdorim ne supra, gjelle dhe gjeresisht ne gatimet italiane. 
    • Qiqrat: bishtajore me shije shume te mire kane perdorim te gjere ne shume gatime si: supe, gjelle, antipaste, te pjekura ku mund ti perdoresh si snack.
    • Fasule me pika te kuqe (burloti): keto fasule me pika te kuqe e te kafta kane shume vlera ushqimore dhe shije shume te mire. E ruajne formen gjate gatimit dhe mund ti perdorni ne sallate, supe dhe gjelle. 
    • Fasulet te bardha kokerr vogel: madhesia e tyre nuk eshte sa mesatarja, leshojne nje leng kremoz dhe shume te shijshem. Perdoren si pure dhe si supe.
    • Fasule te bardha mesatare ne madhesi (great North): jane fasule me nje forme te rregullt te kokrres, me shume shije dhe perdoren si supe dhe gjelle.
    • Fasulet e kuqe: jane fasule me madhesi mesatare dhe perdoren si sallate ne te shumten e rasteve.
    • Thjerrezat: varjetet i bishtajoreve. Kane nje shije shume te mire, lengu i tyre eshte kremoz, i gjeni ne disa ngjyra e lloje mirpo ajo qe eshte e rendesishme eshte qe jane shume te lehta ne gatim dhe s’eshte nevoja ti lini paraprakisht ne uje.
    • Fasule te verdha: te verdha ose jeshile ato jane bishtajore te vogla qe perdoren ne supra. Nuk eshte e nevojshme ti lini nje dite para ne uje.

    Qendrimi ne uje i fasuleve

    Qendrimi i fasuleve paraprakisht ne uje do t’ju ndihmoje shume ne gatimin e tyre pasi kerkon kohe me te pakte, por nese gjate qendrimit ne uje hidhni dhe kripe atehere ato do te behen akoma me te lehta per tu gatuar.

    Ja disa metoda qe duhet te ndiqni:

    • Gjate nates: uje sa te mbulohen me 2 luge gjelle kripe per 400 gr fasule ne kohen 4-12 ore. I shplajme perseri perpara gatimit.
    • Menyra e shpejte: fasulet mund ti hidhni ne tenxhere me pak kripe dhe uje dhe tu jepni nje vale te lehte. E fikni zjarrin dhe e lini nje ore dhe me pas vashdoni me proceduren e gatimit.
    • Ose mund te mos i lini fare ne uje: mund te beni proceduren e gatimit direkt dhe kjo do t’ju marre 1 ose 2 ore kohe gatimi me te gjitha proceset e saj. Vashdimisht do kontrolloni ujin se mos shteron dhe mund ta shtoni nese kokrra s’eshte zbutur.
    • Aromatizuesit: edhe nese i gatuani thjesht me kripe ato kane shije shume te mire, por nese shtoni dhe ereza te tjera, si qepe, dafine, spec djeges, piper, koriander do ti japin nje shije te shkelqyer.
    • Gatimi: pas qendrimit ne uje nje dite perpara jane gati per gatim. Ne lidhje me perdorimin e tenxhereve, mund te perdorni tenxhere presioni, ose dhe tenxhere guri me kapak.
    • Me gradacion mesatar: e vendosim soben ne gradacion te ulet, e vendosim tenxheren me fasule, hedhim uje derisa te mbulohet siperfaqja dhe i leme te ziejne ngadale, mund te zgjase 2-3 ore ne varesi te varietetit qe keni zgjedhur.
    • Me gradacion te ulet: e njejta procedure vetem se kohezgjatja mund te jete 3-6 ore. Por shija e fasuleve qe gatuhen ne zjarr te ulet per kohe te gjate eshte gjithmone me e mire.
    • Me presion: kjo eshte nje nga metodat me te thjeshta dhe qe te kursen kohe. Ndiqni proceduren e te berit gati fasulet duke i mbuluar me uje dhe aromatizuesit e duhur dhe mbyllni kapakun. Kohezgjatja eshte 30-40 minuta per fasulet, 5-10 minta per bizelet e thjerrezat.

    Testi i Degustimit. Si mund ta kuptoni qe fasulet jane bere?!

    Mund ti shtypni ose dhe ti provoni dhe nese jane te zbutura mjaftueshem atehere jane gati .
    KESHILLE: Nese ju ngelet lengu i fasuleve mos e hidhni poshte, mund ta ruani ne nje kavanoz ne ngrije dhe gjen perdorim shume te gjere ne pregatitjen e zarzaveteve, do tju jap nje shije shume te mire.

    Gjelle me Fasule

    Ingredientet per 4-6 persona:

    • 400 gr fasule 
    • 1 qepe te vogel
    • 1 gjethe dafine 
    • 1 luge gjelle kripe
    • 1 luge gjelle spec djeges
    • ½ luge caji spec i kuq

    Pregatitja:

    1. Shplajme fasulet pasi i kemi lene ne uje gjate nates.
    2. I shtojme ne nje tenxhere te thelle,  hedhim uje derisa fasulet mos te duken ne siperfaqe dhe me pas hedhim qepen e grire imet, gjethen e dafines, dhe e lem te ziej. Ulim nxehtesine e mbulojme me kapak dhe e leme per 1 ore. Me pas heqim kapakun i shtojme kripen, specin djeges dhe piperin e kuq e perziejme dhe i lem dhe per nje ore tjeter. 

    Burimi: blerinadiet.al

  • Sasia e saktë e karbohidrateve që ju duhen çdo ditë/ Ushqimet më të mira

    Sasia e saktë e karbohidrateve që ju duhen çdo ditë/ Ushqimet më të mira

    Ushqimet e pasura me karbohidrate janë pjesë e rëndësishme e një regjimi ushqimor.

    Format më kryesore të karbohidrateve janë: sheqernat, fibra dhe niseshteja.

    Karbohidratet e pajisin organizmin me glukozë që transformohet në energji e që më pas mundëson shumë prej funksioneve të trupit, përfshirë këtu edhe lëvizjen.

    Megjithatë, AgroWeb.org rekomandon se cilësia e karbohidrateve të konsumuara ka shumë rëndësi.

    Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet.

    Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër.

    Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar.

    Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

    Sa Gramë Karbohidrate Ju Nevojiten Çdo Ditë?

    Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrna.

    Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh.

    Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë.

    Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur.

    Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa.

    Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve dhe konvertimit në sheqerna.

    Burimet më të Mira të Karbohidrateve

    Shëndeti i mirë nuk bazohet tek sasia por tek cilësia e ushqimeve.

    Karbohidratet më të mira gjenden tek: patatja e ëmbël, bananet, orizi kaf, bishtajoret, hurmat e Arabisë, kinoa dhe hikërra.

    Si të Konsumoni më Shumë Karbohidrate të Mira

    Niseni ditën duke ngrënë drithëra të plota siç është tërshëra.

    Zgjidhni një drithë që në një racion ofron të paktën 4 gramë fibër dhe më pak se 8 gramë sheqer.

    Hani bukë me drithëra të plota në drekë.

    Këtu përfshihet elbi dhe gruri, mjafton që të jenë të plotë dhe jo të përpunuar.

    Mos pini shumë lëngje frutash. Një portokalle e plotë ka dyfishin e fibrës dhe gjysmën e sheqerit të një gote uji me lëng portokalli.

    Hani më shumë fasule në vend të patateve.

    Fasulet dhe thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve që treten ngadalë.

    Përpos kësaj, fasulet ofrojnë edhe sasi të shëndetshme të proteinës.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

    Koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

    Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.

    Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim.

    Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet.

    Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën.

    Kur hedhim shumë kripë në një gjellë, e rëndësishme është që të mos alarmohemi.

    Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kohën e duhur të hedhjes së kripës që gatimi juaj të jetë për të ‘lëpirë gishtat.’

    Kur Duhet Hedhur Kripa Kur Gatuani Mish

    Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim.

    Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken.

    Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

    AgroWeb.org ju rekomandon që kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.

    Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.

    Kur Duhet Hedhur Kripa Në Supë

    Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi.

    Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.

    E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.

    Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Pilafi Dhe Makaronat

    Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.

    Prandaj AgroWeb.org ju këshillon se kripa duhet hedhur gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.

    Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Fasulet

    Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.

    Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.

    Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Perimet E Kavërdisura

    Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant.

    Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta.

    Me këto këshilla, gatimet tuaja nuk do të kenë të sharë dhe mbi të gjitha të papritura të pakëndshme.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Ushqimet që të mbushin me energji njësoj si kafeja

    Ushqimet që të mbushin me energji njësoj si kafeja

    Një nga sfidat më të mëdha për shqiptarët gjatë pandemisë ishte pamundësia e shqiptarëve për të shijuar kafenë siç ua kishte ënda përpara këtij realiteti të ri.

    Për më tepër, dëshira për të marrë dozën e energjisë së nevojshme i shtyu shumë shqiptarë të ndërmerrnin akte ‘rebelizmi’ duke shkelur edhe orarin e kufizimit të lëvizjes.

    Pavarësisht dëshirës për kafe, dita ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin tek disa njerëz, dhe në këto ditë sulmet e ankthit dhe të panikut duhen shmangur sa më shumë.

    Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar një listë praktike me dhuratat bujare të nënës Natyrë të cilën kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë.

    Ushqimet Që Të Mbushin Me Energji Njësoj Si Kafeja

    Avantazhi që kanë këto produkte është jo vetëm se janë natyrale por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit.

    Tërshëra

    Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen.

    Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.

    Nenexhiku

    Barishtet si nenexhiku, rukola e të tjerë janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit.  Vetëm aroma e kësaj barishteje ofron një energji të menjëhershme, largon lodhjen dhe rikthen vëmendjen.

    Për më tepër, një studim pretendon se njerëzit që nuhasin erën e nenxhikut çdo dy orë humbasin mesatarisht 2.5 kg në muaj nga pesha.

    Farat e Susamit dhe Chia

    Këto fara janë plot me magnez i cili kthen sheqerin në energji.

    Fibra dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë një energji të vazhdueshme.

    Farat Chia gjithashtu janë ofruese të energjisë sepse përmbajnë fibër, proteinë dhe yndyrna të shëndetshme.

    Fasulet, Avokado, Qiqrrat.

    Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit.

    Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

    Hurmat e Arabisë

    Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën.

    Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

    Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

    Burimi: AgroWeb.org