Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Epidemiologjia

  • Alarmohet Ministri italian i Shëndetësisë pas rritjes së kurbës të COVID-19: Ne kemi 48 orë kohë për të…

    Alarmohet Ministri italian i Shëndetësisë pas rritjes së kurbës të COVID-19: Ne kemi 48 orë kohë për të…

    Ditën e sotme Italia ka shënuar 29,907 raste të reja me koronavirus, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës.

    Fatkeqëshisht 208 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 38 mijë.

    “Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

    Ministri thotë se një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar rritjen e rasteve.

    “Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai.

  • Situata epidemiologjike/ Greqia zgjat masat kufizuese në pikat kufitare deri më…

    Situata epidemiologjike/ Greqia zgjat masat kufizuese në pikat kufitare deri më…

    Greqia zgjat masat kufizuese edhe për 15 ditë të tjera për shtetasit nga Shqipëria.

    Ambasada greke në Tiranë bën me dije se në bazë të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese mbeten në fuqi deri më 30 shtator.

    “Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 30 shtator”, thuhet në njoftimin e shkurtër.