Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Enkelejd Dobi

  • “Tre herë i thashë të kishte kujdes!”/ Enkelejd Dobi nervoz me lojtarin e tij, deklarata pas ndeshjes: Humbje që dhemb, marr përgjegjësi

    “Tre herë i thashë të kishte kujdes!”/ Enkelejd Dobi nervoz me lojtarin e tij, deklarata pas ndeshjes: Humbje që dhemb, marr përgjegjësi

    Enkelejd Dobi, e ka cilësuar humbjen ndaj Partizanit si një tjetër rast ku ekipi i tij ndëshkohet me çdo gabim që bën.

    “Nuk mund t’i vëmë fajin sot finalizimit, nuk ishte dita jonë më e mirë, sidomos pjesa e parë. Nuk e interpretuam siç donim dhe si e kishim përgatitur këtë ndeshje. Na vret më shumë se me dy episode ndëshkohemi, me ndjesinë time them se ishte ndeshje për barazim 1-1 por ja që humbëm dhe kjo na dhemb. Ky është pishmani më i madh, nuk krijuam shumë situata, në 20 metrat e fundit zgjedhjet nuk janë siç e duam. Të jemi të sinqertë, nuk ishte ndeshja më e mirë, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën u munduam, por duhet të ishim më cinik, të vendosur e këmbëngulës që të realizojmë.

    Gabimet? Atë i thashë edhe Jazxhi e Zongos, që tani shënuam por te jemi të kujdesshëm e fokusuar, në mrbojtje duhet të mbajmë ekuilibrin. Kjo më vjen keq, biles edhe duhej shfrytëzuar më shumë Fofana, duhet të kënaqemi me angazhimin e tij dhe i hapi shumë punë Partizanit. Ky është futbolli, dikush sot është i zemëruar e dikush i kënaqur. Më vjen keq për golat si i pësojmë, jemi gjithmonë 2 kundër 1 për ne dhe pësojmë. Diçka nuk funksionoi, bëmë gabime  duhet të marrim përgjegjësitë. Marrim një top pas shpine 2 kundër një 1 dhe pësojmë gol. E njëjta gjë edhe në minutat e fundit që pësojmë të dytin, duhet të jemi akoma më me eksperiencë, të interpretojmë apo të jemi të fokusuar deri në fund. Nëse nuk je në ditën më të mirë, edhe 1-1 duhet respektuar, është një mësim jashtëzakonisht i mirë për ne, na dhemb dhe duhet nga unë i pari, të marrim përgjegjësinë pse ndodhi dhe ku ishte gabimi e çfarë duhet të bëjmë. Më vjen keq se ishte ndeshje e ekuilibruar, një ndeshje për barazim, por ja që u ndëshkuam.

    Fofana? Të dija më parë e fusja, por para 3 ditësh ka ardhur me ne, me Dinamon erdhi, duhet dhënë koha e duhur. Janë gjëra që nuk i shohim e parashikojmë, por e thashë, nuk ishte dita jonë më e mirë, mënyra si interpretuam e zhvilluam. Bëmë dy gabime dhe u goditëm, e pësuam dhe më vjen keq, nuk i shfrytëzojmë kur i bëjnë kundërshtarët, ndërsa janë të njëjtat situata dhe nuk e di se si shkon kjo punë.

    I thashë Tolit tre herë që duhet të punonte me mirë me Fofana, të kërkonte atë, por është zgjedhje e atij. Janë gabime, futbolli është lojë gabimesh, sot bëmë dy dhe u ndëshkuam. Kjo të vret më shumë se dakord kur një ekip dominon, luan më mirë, i japim dorën, bravo të qoftë. Por kur ti ndëshkohesh 2 kundër 1, ishim mirë të vendosur dhe lojtari i Partizanit shënon, kjo të dhemb më shumë”, tha Enkelejd Dobi për RTSH pas ndeshjes.

  • “Nuk mund ta shikoni Teutën për 1 muaj e gjysëm, Enkelejd Dobi për debutimin në stol: Treguam personalitet, nuk e lamë Partizanin të na dominonte

    “Nuk mund ta shikoni Teutën për 1 muaj e gjysëm, Enkelejd Dobi për debutimin në stol: Treguam personalitet, nuk e lamë Partizanin të na dominonte

    Trajneri Enkelejd Dobi, bëri debutimin e tij në stolin e Teutës, me barazim pa gola ndaj Partizanit në transfertëNë prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, Dobi ndër të tjera u shpreh:

    “Nuk mund të shikojmë Teutën që presim në 1 muaj e gjysëm. Jemi në linjën e duhur. Nuk jemi të kënaqur, por ishim me personalitet. Nuk mund të shikosh një shtëpi që është akoma në themele. Do kohën e vetë. Unë jam krenar, koncepti i lojës në disa momente ishte i qartë. Nuk e lamë Partizanin të në dominonte. Duhet të kishim më shumë maturi. Situatat e rrezikshme nuk ishin të shumta. Pas tranzicionit mund të kërkonim diçka më shumë, sidomos në pjesën e dytë. Ekipi po funskiononte mirë, stafi nuk e pa të nevojshme të bënte zëvendësime.  

    Nuk kam lidhje me Martinin, me gjithë respektin për presorin, është koncepti jonë presingu lartë. Do rregullsi, disiplinë, zbatim të detyrave struktura. Nuk ka lidhje me Teutën e mëparshëm. Luajtëm me sistem tjetër. Do të gjejmë gjithmonë balanc dhe ekuilibër që të përshtatemi me kundërshtarët dhe veten tonë.  

    Nuk do t’i tregojmë të gjithë sekretet në ndeshjen e parë. Do të shikoni një Teutë agresive, me personalitet, që do të luajë futboll, me stil dhe koncept.  

    Themelet i kemi hedhur, do presim njëckë. Objektivi është ndeshja e radhës. Jemi më këmbë në tokë, jemi të vetëdijshëm për situatën. Po ndërtojmë një ekip prestigjioz për atë që paraqitet në fushë dhe jashtë saj. Një klub që do të gjejë vend në futbollin shqiptar dhe në Kupat e Europës, pse jo”, u shpreh Enkelejd Dobi.