Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: dhimbje

  • Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë/ Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

    Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë/ Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

    Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy prej metodave më të thjeshta, më të lira dhe më efikase kundër dhimbjeve.

    Trajtimet me kompresa të ngrohta apo banjë të ngrohtë funksionojnë mjaft mirë kundër kontraktimit dhe lodhjes së muskujve dhe kyçeve.

    Kompresat e ngrohta janë shumue efikase gjithashtu edhe për dhimbjet e barkut, ngrirjen e qafës apo shpatullës gjithashtu.

    Nxehtësia përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Ky i fundit mundëson shpërndarjen e duhur të ushqyesve në muskuj dhe inde.

    Nxehtësia e çlodh trupin dhe e bën atë më të zhdërvjellët.

    Në këtë mënyrë, trupi është më i aftë të kryejë ushtrime fizike apo aktivitete të përditshme.

    Ftohtësia nga ana tjetër funksionon mirë kundër dhimbjes akute të trupit siç është dhimbja e kokës, duarve, këmbëve, mavijosjet, shembjet e trupit etj.

    Ajo ngushton enët e gjakut, ngadalëson qarkullimin e tij dhe ul enjtjen ose fryrjen.

    Kompresat e ftohta mpijnë pikat fundore të nervave dhe mpijnë dhimbjen.

    Njerëzit që vuajnë nga dhimbje të ndryshme duhet të provojnë disa nga metodat e rekomanduara me të ftohtë dhe të nxehtë për të zbuluar cila prej tyre funksionon më mirë.

    Trajtimet E Nxehta

    Ju rekomandojmë të bëni banjë ose dush me ujë të nxehtë për të qetësuar trupin kur atë e ndieni të ngurtë.

    Përdorni parafinën ose dyllin e nxehtë për të qetësuar duart, kyçet apo këmbët e pezmatuara.

    Përdorni kompresa të gatshme në farmaci ose krijoni një të tillë nga e para duke vendosur një napë të lagësht në një qese plastike për ngrirje.

    Më pas, futeni atë në mikrovalë dhe mbështilleni me një peshqir dhe mbajeni mbi zonën e pezmatuar për 15 deri në 20 minuta.

    Nëse ju dhembin duart ose kyçet e tyre vendosni doreza plastike nga ato të larjes së enëve dhe mbajini në ujë të nxehtë për 5 deri në 10 minuta.

    Trajtimet Me Të Ftohtë

    Merrni një qese me akull ose qese perimesh të ngrira, mbështilleni me peshqir dhe vendoseni në zonën e dhimbjes.

    Mbajeni në zonën e dhimbjes për 20 minuta dhe jo më shumë.

    Përgatisni kompresa akulli dhe më pas përdoreni për lehtësim të dhimbjes.

    Bëni banjë me akull për kyçet dhe indet duke hedhur kubikë akulli në vaskë.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

  • Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

    Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

    Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

    Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

    Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit.

    Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë.

    Shkencëtarët shpjegojnë se ulja e stresit në jetën e përditshme është një pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për veten dhe mbrojtjes nga dhimbjet e reumatizmës.

    Më poshtë do të mësoni për 4 hapa të nevojshëm që duhet t’i praktikoni çdo ditë dhe rregullisht që të qëndroni larg situatave stresuese që nxisin dhimbjet.

    Frymëmarrja

    Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë.

    Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive sië janë “paqe”, “qetësi” e të tjerë.

    Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur.

    Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi.

    Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’

    Aktiviteti Fizik

    Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit.

    Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.

    Ndërveprimi Social

    Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar.

    Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.

    Vendosja e Prioriteteve

    Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër.

    Caktoni me rradhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme.

    Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

    Burimi: AgroWeb.org

  • Arsyet përse ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë/ Ja si ta trajtoni

    Arsyet përse ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë/ Ja si ta trajtoni

    Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës.

    Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.

    Çfarë E Shkakton Dhimbjen E Shpatullës Kur Bën Ftohtë?

    Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme.

    Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

    Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.

    Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve.

    Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

    Si Mund Të Shmangni Dhimbjet E Dimrit?

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

    Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore.

    Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve.

    Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirie dhe çlironi muskujt kur dilni.

    Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

    Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën E Mjekut?

    Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut.

    Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

    Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

    Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

    Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

    Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,

    Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

    Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

    Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.

    Burimi: AgroWeb.org

  • 5 Mënyra natyrale si të luftoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë

    5 Mënyra natyrale si të luftoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë

    Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite.

    Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi.

    Pra siç thamë, zgjidhja duhet të fillojë nga brenda, duhet të kuptoni trupin tuaj dhe ta trajtoni me mënyrat më natyrale të mundshme.

    Ndiqni mëposhtë 5 sugjerime të AgroWeb.org mbi këtë çështje të cilat do ju ndryshojnë shpejt regjimin dhe do ju sigurojnë pa dyshim një jetesë më të shëndetshme.

    Ju dhembin gjunjët? Provoni susamin

    Kur dhimbja e gjunjëve është e vazhdueshme dhe e bën të vështirë ngjitjen e shkallëve ose shijimin e një shëtitjeje sigurisht që jeta juaj e përditëshme ndikohet negativisht dhe ndiheni më të lodhur.

    Për ta zgjidhur këtë thjesht fërkoni kyçet dhe gjunjët tuaj me disa pika vaj susami për secilin, pastaj mbështillini me një peshqir të ngrohtë.

    Bëjeni këtë proces për 10 minuta në mënyrë që të largoni ënjtjen, kontraktimet dhe dhimbjen.

    Kjo për shkak se në përbërjen e këtij vaji gjendet sesamina dhe sesamoli  të cilat përshpejtojnë riparimin e indeve të dëmtuara dhe frenojnë prodhimin e substancave që shkaktojnë dhimbje.

    Ndiheni të lodhur? Shijoni një mollë

    Ditët kur ndiheni të këputur e të lodhur që me mëngjes me siguri i keni përjetuar të gjithë dhe nëse keni për tu marrë me punë, kjo sigurisht nuk është aspak e favorshme.

    Mollët e freskëta të vjeshtës janë të mbushura me antioksidantë ndihmojnë qelizat e trupit tuaj dhe rrisin prodhimin e një enzime kryesore për energjinë të quajtur ATP.

    Studiuesit britanikë argumentojnë se një mollë largon lodhjen për më pak se 20 minuta.

    Ose lani duart shpesh me ujë të ftohtë.

    Lëvizjet e pakta që e karakterizuan këtë vit lanë rreth 60% të popullsisë pa kryer asnjë aktivitet fizik e të plogësht.

    Larja e duarve me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për 60 sekonda pasi  rënia e menjëhershme e temperaturës në  trup dërgon oksigjen energjik në tru.

    Gjithashtu çliron hormonin revitalizues norepinefrinën duke larguar plogështinë dhe lodhjen për të paktën dy orë.

    Keni probleme me fokusimin? Dëgjoni zhurmën e shiut

    Kur ndiheni se e keni mendjen në shumë çështje e njëkohësisht ndiheni të çorientuar e të lodhur provoni të dëgjoni reshjet e shiut ose tinguj të tjerë në natyrë.

    Studiuesit në Institutin Politeknik Rensselaer në NeW York,  thonë se njerëzit që dëgjojnë tingujt e natyrës janë më të përqendruar dhe produktivë sesa ata që dëgjojnë gjatë gjithë kohës zhurma të tjera ose asgjë.

    Këtë mund ta arrini fare lehtë nëse dilni një xhiro në natyrë ose mund të dëgjoni tinguj të ngjashëm nëpërmjet telefonit tuaj.

    Një mënyrë tjetër është t’i zhvendosni sytë për 30 sekonda rreth jush.

    Lëvizini ngadalë sytë nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që të mund të rrisni kujtesën afatshkurtër deri në 42% për një orë.

    Keni uri të tepruar? Përsërisni këtë frazë

    Nëse shijet e ëmbla ose ushqimet e “ndaluara” për ju janë gjithmonë në qendër të vemendjes tuaj, duhet të merrni ndonjë masë parandaluese për këtë.

    Shkencëtarët e Kolegjit të Bostonit, shpjegojnë  se sekreti qëndron vetëm tek një togfjalësh i thjeshtë.

    Në një studim mbi këtë çështje u vu re se  gratë që thanë frazën “Unë nuk mund ta ha këtë” dyfishuan aftësinë e tyre për t’u larguar nga tundimi dhe për të humbur peshë.

    Shkencëtarët thonë se fjalët “nuk mundem” të bëjnë të ndihesh i privuar, ndërsa fjala “mos” të bën të ndihesh i kontrolluar, duke rritur kështu fuqinë e vullnetit tënd drejt tundimit.

    Nuk mund të flini? Vishni rroba të gjera

    Nëse keni vazhdimisht probleme me gjumin dhe nuk kuptoni se cili është shkaku, problemi mund të jetë veshja juaj e natës.

    Pizhamat e papërshtatëshme ose temperatura joe  duhur në dhomë mund të shkaktojnë ulje të melatoninës që është edhe hormoni i gjumit.

    Rrobat sa më të lira do ju ndihmojnë të keni një temperaturë ideale trupi dhe gjaku do të funksionojë më mirë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Lodhja e vazhdueshme dhe dhimbja e trupit pa shkak/ Ja pse ndodh dhe çfarë të bëni

    Lodhja e vazhdueshme dhe dhimbja e trupit pa shkak/ Ja pse ndodh dhe çfarë të bëni

    Të dhënat studimore tregojnë se  3 deri në 6 përqind e popullatës së globit vuan nga fibromialgjia, një sëmundje ligështuese që shpaloset me dhimbje të forta në të gjithë trupin.

    Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto dy sëmundje shoqërohen jo vetëm me dhimbje dhe plogështi, por edhe me ankth dhe çrregullime të gjumit.

    Diagnostifikimi i këtyre dy sëmundjeve mund të bëhet nga mjeku.

    Të dyja sëmundjet janë të ngjashme në simptoma por kanë një ndryshim.

    Fibromialgjia shkakton lodhje por simptoma dominuese e saj është dhimbja pa shkak.

    Sindroma e lodhjes kronike nga ana tjetër ka lodhjen si simptomë kryesore pa dhimbje.

    Çfarë Është Fibromialgjia?

    Kjo sëmundje prek miliona njerëz në botë. Kjo sëmundje është në rritje edhe në Shqipëri.

    Shumica e pacientëve janë të grupmoshave nga 20 deri në 50 vjeç.

    Shkaqet e vërteta të fibromialgjisë janë të panjohura por infeksionet, traumat dhe aspekti gjenetik luajnë një rol të fortë në shfaqjen e saj.

    Simptomat Më Të Zakonshme Të Fibromialgjisë janë:

    Dhimbje e përhapur në të gjithë trupin

    Dhimbje koke

    Ngurtësi të gjymturëve

    Enjtje e kyçeve

    Lodhje

    Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shprehen se ndihen sikur janë me grip gjatë gjithë kohës.

    Çfarë është Sindroma E Lodhjes Kronike?

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur.

    Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë: marramendja, vështirësia në përqendrim dhe probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur.

    Si Trajtohen Këto Dy Sëmundje?

    Ekspertët thonë se çdo alternativë mjekësore për trajtimin e këtyre dy problemeve, konsiderohet thjesht si maja e ajsbergut.

    Në secilën prej opsioneve, mjekët synojnë të zbusin dhimbjen pa përdorur qetësues të fortë.

    Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.

    Këtu përfshihet noti, ecja dhe biçikleta.

    Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje pa shkak, kanë nevojën e familjarëve dhe miqve që të motivohen për të vënë trupin në lëvizje.

    Këto sëmundje shkaktojnë edhe rëndesë psikologjike që mund të trajtohet edhe me ndihmën e të afërmve.

    Ushqimet më të mira

    Fruta dhe perime

    Më shumë të gjelbra, më pak mish

    Reduktoni sheqerin

    Ecni sa më shumë të keni mundësi

    Kujdes me peshën. Mbani trupin në formë.

    Burimi: AgroWeb.org