Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Danimarka

  • UEFA e ka seriozisht! Gati të përjashtojë Serbinë nga Liga e Kombeve, tifozët duhet të “civilizohen” kundër Danimarkës

    UEFA e ka seriozisht! Gati të përjashtojë Serbinë nga Liga e Kombeve, tifozët duhet të “civilizohen” kundër Danimarkës

    Serbia do të luajë sot në mbrëmjen kundër Danimarkës. Vëmendja do të jetë e përqendruar më tepër në tribuna, për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullave nga ana e tifozëve. Këtë herë UEFA e ka marrë shumë seriozisht situatën.

    Ajo ka dhënë edhe një paralajmërim të fundit për Serbinë, teksa pas ngjarjeve të shkaktuara në Zvicër, një dënim i rëndë e pret Serbinë, deri në përjashtimin nga Liga e Kombeve. Një grup i posacëm nga UEFA është dërguar për të monitoruar situatën sot për ndeshjen kundër Danimarkës. Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku i ka kërkuar tifozëve që të rrinë të qetë pasi një grup i UEFA-s do të vëzhgojë gjithçka në stadium, në të kundërt, do të shkohet në dënimin me përjashtim.

  • Vendi i parë i BE-së, ja kush është shteti që heq të gjitha kufizimet anti-COVID

    Vendi i parë i BE-së, ja kush është shteti që heq të gjitha kufizimet anti-COVID

    Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që sot më 1 shkurt hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron.

    Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka kishte eksperimentuar duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar.

    Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator dhe po ashtu numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.

    Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.

    Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.

    Mbi 60% e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind.

    Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.

    Strategjia e autoriteteve daneze gëzon një mbështetje të gjerë brenda vendit. Sipas një sondazhi të publikuar më 31 janar nga e përditshmja Politiken, 64 për qind e danezëve të anketuar thanë se kanë besim në politikën e Qeverisë lidhur me pandeminë.

    Pasi që numri i hospitalizimeve është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, disa shtete evropiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 73 për qind e popullatës në Evropë është infektuar me COVID-19 të paktën një herë që prej janarit të vitit 2020.

  • Danimarka ndërpret plotësisht vaksinën e AstraZeneca

    Danimarka ndërpret plotësisht vaksinën e AstraZeneca

    Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve anësore të rralla, por serioze, njofton Deutsche Welle.

    Danimarka vendosi të ndalojë krejtësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke u bërë vendi i parë evropian që e bën këtë.

    Ky vendim zyrtar pason pezullimin përkohësisht të kësaj vaksine më 11 mars si një masë paraprake pas dyshimeve fillestare që lindën për shkak se ndër disa prej personave të vaksinuar me AstraZeneca u konstatuan disa lloje të rralla mpiksjeje gjaku. Danimarka ishte vendi i parë që bëri pezullimin, shembull që u ndoq përkohësisht edhe prej vendesh të tjera. Sot shumë prej tyre po e përdorin vaksinën vetëm për njerëzit e moshuar.

    Vendimi për ndalimin e plotë të vaksinës AstraZeneca do të thotë që përfundimi i planifikuar i skemës së vaksinimit në Danimarkë do të jetë nga fillimi i gushtit dhe jo më 25 korrik, siç kishin planifikuar autoritetet shëndetësore.

    1.8 miliardë doza vaksine nga BioNTech-Pfizer

    Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se deri në vitin 2023 BE-ja planifikon të porosisë 1.8 miliardë doza vaksine nga BioNTech-Pfizer.

    Von der Leyen tha se BE ka besim te kjo vaksinë, e cila ka qenë deri tani shtylla kryesore e fushatës së vaksinimit në BE.

    Kryesuesja e Komisionit tha gjithashtu se BE-ja ka porositur për tremujorin e dytë të këtij viti 50 milion doza të kësaj vaksine, pasi prodhuesit e vaksinës Johnson & Johnson i pezulluan dërgesat e tyre.

    Gjermania njoftoi më 30 mars se nuk do të ofrojë më vaksinën e AstraZenecas për personat e moshës nën 60 vjeç për shkak të dyshimeve të mundshme për raste të rralla tromboze. 

    Burimi: DW