Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: dafina

  • Pas ndarjes nga Dafina, Dj Geek kapet mat me ish-banoren e Big Brother (FOTO)

    Pas ndarjes nga Dafina, Dj Geek kapet mat me ish-banoren e Big Brother (FOTO)

    Pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, Dj Geek po përflitet për një lidhje të re dhe gjejeni me kë? Me këngëtaren dhe ish-banoren e “BBV”, Keisi Medinin!

    Sipas “Indeksonline” ish-i i Dafina Zeqirit është tashmë në një njohje me Keisin.

    E njëjta media ka publikuar një foto ku dyshja shihen bashkë dhe raporton se janë frekuentuar mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

  • 4 Kurat më të mira natyrale me dafinë

    4 Kurat më të mira natyrale me dafinë

    Shqiptarët kanë një histori të gjatë të mbjelljes së dafinës në kopshte dhe tarraca dhe kanë gjetur 1001 mundësi për ta përdorur atë.

    Ajo besohet se sjell fat në familje dhe sipas gojëdhënave thuhet se mbjellja e bimëve të dafinës afër shtëpive, mënjanon goditjet e rrufeve.

    Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis vendlindja e të cilës është Mesdheu.

    Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A.

    Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive.

    Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, kaliumi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut.

    Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

    Dafina Për Terapi Aromatike

    Aroma karakteristike e dafinës ka veti qetësuese për mendjen dhe trurin.

    Ajo gjithashtu hap rrugët e frymëmarrjes.

    Vendosni 3-5 gjethe dafine në një enë dhe digjini.

    Aroma e dafinës do të mbushë ambientet tuaja me erë të mirë e qetësuese.

    Dafina Për Flokë Të Shëndetshëm

    Dafina është shumë e mirë për flokë të thatë e të dëmtuar.

    Për të rikthyer shëndetin e flokëve ju nevojiten: 

    24 kokrra karafili,

    5-6 gjethe dafine

    Ujë

    Mbusheni një tenxhere të vogël me ujë dhe vendoseni në zjarr.

    Kur uji të jetë nxehur mjaftueshëm hidhni karafilin dhe lërini të valojnë për mbi 10 minuta, deri sa uji të bëhet i verdhë.

    Shtoni gjethet e dafinës dhe përziejini herë pas here për pesë minuta dhe lëreni të ziejnë për 10 minuta të tjera.

    Hiqeni tenxheren nga zjarri, prisni të ftohet pak uji dhe më pas kullojeni.

    Lëngun aplikojeni në rrënjët e flokëve, masazhojeni, mbështilleni me një peshqir dhe mbajini gjatë gjithë natës.

    Të nesërmen lajeni flokun normalisht.

    Për Lëkurën Dhe Dhëmbët

    Dafina është një gjethe e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

    Ajo ka efekt shtrëngues për lëkurën.

    Ekspertët thonë se dafinën mund ta përdorni si maskë në lëkurë duke e bluar në formë pluhuri.

    Për këtë maskë ju nevojiten: 

    Gjysëm luge gjelle dafinë pluhur,

    Një lugë gjelle ujë.

    Përziejini së bashku dhe vendoseni në lëkurë, sidomos nëse keni njolla dhe nxirje.

    Ju mund të përdorni pak nga ky pluhur duke e vendosur në pastën e dhëmbëve për një pastrim më rrënjësor të tyre.

    Kundër Gjakderdhjes 

    Nëse keni gjakderdhje të shpeshta nga hundët, duhet të përdorni dafinën.

    Hidhni tre gjethe të grira trashë të dafinës në një tenxhere të vogël ku keni hedhur dy gota ujë.

    Ziejini për 10 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

    Të njëjtin lëng mund ta përdorni edhe gatime për tu dhënë aromën e ndezur dhe karakteristike.

  • Dafina në vaj ulliri/ Fuqia e dyfishtë shëruese

    Dafina në vaj ulliri/ Fuqia e dyfishtë shëruese

    Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

    Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

    Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

    E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

    Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

    Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

    Dafina qetëson sistemin nervor.

    Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

    Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

    Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

    Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

    Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

    Përbërësit:

    60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

    500 ml (dy gotë) vaj ulliri

    Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

    Udhëzimet:

    Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

    Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

    Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

    Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

    Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

    Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

    Si Përdoret Vaji Shërues

    Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

    Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

    Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

    Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

    Si Mund të Pihet

    Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

    Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

    Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

    Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

    Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

    Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

    Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

    Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine & AgroWeb.org

  • Përveçse na shëron kollën dhe u jep shije pjatave, dafina na bën edhe të bukura

    Përveçse na shëron kollën dhe u jep shije pjatave, dafina na bën edhe të bukura

    Gjethet e dafinës mund të shtohen në shumë pjata duke i bërë ato më të shijshme. Këto bimë aromatike përdoren gjithashtu për të përgatitur parfume e aroma, pasi vaji esencial i përftuar prej tyre ka veti të shumta medicinale dhe terapeutike.

    Përdorimet e gjetheve të dafinës në bukuri

    Ndihmon lëkurën të duket e re dhe e shëndetshme. Komponentët e gjendur në gjethet e dafinës neutralizojnë radikalet e lira të cilat dihet tashmë që nxisin formimin e rrudhave dhe vijave të holla. Ju mund të krijoni një trajtim në kushtet e shtëpisë duke e vendosur fytyrën mbi një ibrik me avull ku po zieni disa gjethe dafine në ujë.

    Relakson trupin dhe eliminon bakteret që shkaktojnë aroma të këqija. Një banjë luksi dhe aromatike me gjethe dafine të thata të cilat janë copëtuar vetvetiu në kavanozin e erëzave, ju garanton një përvojë të mrekullueshme SPA-je.

    Zbardh lëkurën dhe dhëmbët. Nëse doni një lëkurë më të lëmuar, thjesht zjeni dafinë në ujë. Uji i gjetheve të dafinës i përdorur për shpëlarje ju freskon lëkurën dhe përshpejton tharjen e akneve e të puçrrave. Përdorimi i një gjetheje të thatë dafine 2 herë në javë për të masazhuar dhëmbët tuaj, ju siguron një buzëqeshje me të bukur.

    Trajton zbokthin dhe parandalon rënien e flokëve. Zierja e gjetheve të dafinës në ujë dhe shpëlarja e flokëve me këtë infuzion (pasi të jetë ftohur) mban larg zbokthin. Gjithashtu parandalon rënien e flokëve. Mund të masazhoni zonat e skalpit ku ju kanë rënë flokët me vaj esencial dafine dhe do të shihni që prej aty do të gjenerojnë flokë të rinj.

    Burimi: Living