Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Celular

  • Ndiheni të lodhur vazhdimisht? Fajin e ka telefoni juaj celular

    Ndiheni të lodhur vazhdimisht? Fajin e ka telefoni juaj celular

    Ndjenja e lodhjes së vazhdueshme është ndër shqetësimet më të përhapura dhe që i dëgjoni më shpesh.

    Padyshim situata në vijim ju ka ndodhur edhe juve.

    Shkoni në shtrat natën pas një dite të lodhshme. Zgjoheni në mëngjes pa vendosur zilen. Por ende ndiheni të lodhur fizikisht.

    Ajo që duhet të dini është se nuk ju rastis vetëm juve. Madje mund të jetë gjithashtu e lehtë për të eliminuar atë çka e shkakton këtë problem.

    Duke marrë shkas nga kjo dukuri gjithmonë e më e pranishme në ditët e sotme, shkencëtarët kanë filluar të zhvillojnë studime mjaft të detajuara për të identifikuar shkaqet.

    Sipas botimit New Scientist, një revistë shkencore ndërkombëtare, studiuesja Mary Harrington nga Smith College në Masaçusets, SHBA, tregon se problemi është për shkak të shtrembërimeve në orën biologjike.

    Kjo orë e brendshme e organizmit, gjithashtu e njohur edhe si ritmi cirkadian, rregullon disa nga aktivitetet tona fizike kryesore sipas kohës së ditës.

    Cilët janë shkaktarët dhe fajtorët?

    Ndjesia e lodhjes së vazhdueshme shkaktohet nga drita artificiale e shkaktuar nga mjetet e teknologjisë që përdorim.

    Telefonat, tabletat, kompjuterat, ekranet e televizorëve nga të cilët nuk jemi pothuajse asnjëherë të ndarë janë shkaktarët kryesorë.

    Ora e brendshme e organizmit, sipas burimeve, është përgjegjëse për sinkronizimin 24-orësh të sjelljeve tona biologjike, fiziologjike dhe shoqërore.

    Kohëmatësit e brendshëm na tregojnë se si duhet të sillemi në bazë të kohës së ditës.

    Sipas Harington, ekspozimi ndaj dritës artificiale konstante nga telefonat celularë, kompjutera dhe televizorë në mbrëmje, ose duke mos parë sa duhet dritë që është e mundur gjatë ditës, anashkalon orën tonë të trupit.

    A ka një zgjidhje të thjeshtë për të mos qenë vazhdimisht të lodhur?

    Shmangia e lodhjes kronike është më e lehtë se sa mendoni.

    Ecni të paktën 20 minuta çdo mëngjes dhe mbyllni plotësisht ekranet e telefonit nga ora 10:00 e mbrëmjes e tutje.

    Nëse e keni të pamundur të ndaheni nga telefoni juaj celular, nga tabletat, apo televizorët, atëherë sigurohuni që të ulni ndriçimin e ekraneve të tyre.

    Ulja e dritës së ekrani dhe e kontrastit të televizorit nuk do ta çorientojë orën tuaj të brendshme dhe do të lejojë një pushim më të plotë të organizmit.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine

  • 5 arsye për të hequr celularët nga duart e fëmijëve

    5 arsye për të hequr celularët nga duart e fëmijëve

    Zhvillimi i trurit

    Është provuar që nëse truri qëndron për një kohë të gjatë nën efektin e stimujve teknologjikë, kjo mund të ngadalësojë dhe rritjen e tij. Veçanërisht, ekspozimi ndaj  telefonave celularë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët që janë nga mosha 0-2 vjeç.  Përdorimi  për një kohë të gjatë i telefonit, mund të sjellë probleme të ndryshme tek fëmijët, duke filluar që nga  problemet e përqendrimit, deri në problemet me autokontrollin.

    Sëmundjet mendore

    Shumë studime, kanë treguar se përdorimi i teknologjisë ka qenë shkaku i shtimit të rasteve të depresionit tek fëmijët. Nga ana tjetër, fëmijët, që përdorin telefonat celularë shpesh, mund të preken edhe nga një sërë problemesh të tjera si: bipolariteti, problemet me sjelljen, skizofrenia etj.

    Sjelljet agresive

    Me anë të teknologjisë, fëmijët shpesh ekspozohen ndaj sjelljeve agresive. Kjo bën që ata në përpjekje për të imituar imazhet që kanë parë online, të bëhen agresivë. Kjo ndodh pasi përmbajtja  në internet, nuk është e kontrolluar dhe prindërit nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur materialeve që shohin fëmijët.

    Problemet me gjumin

    Është konstatuar nga studimet, se fëmijët që përdorin deri vonë telefonin kanë probleme me gjumin dhe e kanë shumë të vështirë që të flenë. Kjo ndodh pasi përdorimi i telefonit, nuk lejon që melatonina të veprojë siç duhet dhe që fëmija të bjerë  në gjumë. Mungesa e gjumit më vonë, mund t’i sjellë fëmijës probleme në përqendrim si dhe rezultate jo të mira në nxënie.

    Obeziteti i fëmijës

    Përdorimi i teknologjisë, shpesh dikton edhe një stil jetese sedentar. Ky është një problem që po vihet re gjithnjë e më shumë në botë. Mungesa e aktivitetit fizik bën që fëmijët të preken nga obeziteti gjithnjë e më shumë. Siç e dimë, obeziteti është i rrezikshëm, pasi është një ndër faktorët kryesorë që lidhet me diabetin, si dhe me sëmundjet kardiovaskulare.

  • Nga përdorimi celularit në makinë te mjetet e blinduara/ Sa rriten gjobat për drejtuesit e automjeteve

    Nga përdorimi celularit në makinë te mjetet e blinduara/ Sa rriten gjobat për drejtuesit e automjeteve

    Një nismë me ndryshime të Kodit Rrugor nga ana e Ministrisë së Brendshme dërguar në Kuvend synon rritjen e gjobave për një sërë shkeljesh.

    Sipas draftit, për çdo drejtues mjeti që kryen parakalim të gabuar, gjoba arrin në 10 mijë lekë dhe nëse shkelja përsëritet dy herë brenda vitit, çon në pezullimin e patentës për një muaj.

    “Në rast të verifikimit të një aksidenti me dëme materiale ku është identifikuar si shkelje parakalimi i gabuar, drejtuesi i mjetit fajtor për këtë shkelje ndëshkohet përveç masës administrative me gjobë sipas pikës 16, edhe me heqjen e 3 pikëve”- thuhet në nismën ligjore.

    Gjoba rritet edhe për përdorimin e celularit, ku parashikohet dhjetëfishimi i gjobës. Kështu, nga 500 deri 1000 lekë që ishte deri më tani, gjoba bëhet 5 mijë lekë dhe maksimumi do të shkojë nga 5000 deri në 15000 lekë

    Ndërkohë, gjoba pritet të ketë edhe për makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim. Krahas konfiskimit, për drejtuesit do të ketë një gjobë nga 100 deri në 200 mijë lekë.

    Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar””- thuhet në një nga pikat e projektligjit.

    Këto janë disa nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar pranë Kuvendit, ku do të shqyrtohen nga ana e deputetëve.

    Një tjetër shkelje siç është ajo e përparësisë, e cila ishte nga gjobë deri në 3 mijë lekë, bëhet deri në 8 mijë lekë.

    Një tjetër risi e ligjit janë edhe parashikimet për humbjet e pikëve nga ana e shoferëve. “Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik”, thuhet në pr/ligj.