Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ben Affleck

  • Paparacët fotografuan padashje hajdutin që tentoi të hyjë në shtëpinë e Ben Affleck

    Paparacët fotografuan padashje hajdutin që tentoi të hyjë në shtëpinë e Ben Affleck

    Një person i maskuar dhe i dyshimtë ka tentuar të hyjë në shtëpinë me vlerë 20 milionë dollarë të Ben Affleck. Por ai nuk e dinte se shtëpia e aktorit po survejohej prej ditësh nga paparacët, në përpjekje për të kapur një foto të Ben pas zhurmës së madhe për ribashkimin e tij dhe Jennifer Lopez.
    Personi tentoi të hyjë në shtëpinë e aktorit, por nuk ja doli.

    Ndërkohë forcat e policisë u lajmëruan shpejt dhe asgjë nuk shkoi me tej, pasi i riu u largua me biçikletë. Shtëpia në ‘Los Angeles’ është vendi ku Ben jeton aktualisht dhe disa orë më vonë u pa teksa rikthehej. Policia po heton ngjarjen.

  • JLo dhe Ben Affleck po shihen gjithmonë e më shumë bashkë, por thonë se…

    JLo dhe Ben Affleck po shihen gjithmonë e më shumë bashkë, por thonë se…

    Jennifer Lopez dhe ish i dashuri i saj Ben Affleck po shihen gjithmonë e më tepër bashkë. Sipas burimeve pranë dyshes, që prej ndarjes së aktores, ishi i saj i ka qëndruar pranë duke u përpjekur ta bëjë të ndihet mirë. Madje dyshohet se ai ka qenë edhe në shtëpinë e JLo në Los Angeles. Ndërsa mbrëmjen e kaluar u panë duke shkuar në lokalin në pronësi të këngëtares, por në makina të ndara.

    Megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë se mes dyshes ka diçka më shumë se miqësi. Të paktën kështu shprehen burime pranë tyre, të cilët sigurojnë se miqësia mes Ben dhe Jennifer ka qenë përherë e fortë.