Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Beatrix Ramosaj

  • “Ka trupin më të bukur! Kam fantazuar për të”/ Shuhet çdo dyshim, Beatrixi dhe Donaldi shprehin hapur pëlqimin për njëri-tjetrin!

    “Ka trupin më të bukur! Kam fantazuar për të”/ Shuhet çdo dyshim, Beatrixi dhe Donaldi shprehin hapur pëlqimin për njëri-tjetrin!

    Flirtimet dhe afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix është përfolur shumë ditëve të fundit dhe duket se pas mbrëmjes së djeshme nuk ka më asnjë dyshim nëse po bëjnë lojë apo janë thjesht miq. Pasi të dy kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” kishte organizuar lojën “Ndaje ose Pije” nga “Shiko kush luan”, ku duhej tu përgjigjeshin pyetjeve të ndryshme ose të pinin tekila.

    Loja u organizua në çifte dhe Donaldi dhe Beatrix ishin përballë njëri-tjetrit. I pyetur se kush ka trupin më të bukur dhe se kush e tërheq brenda shtëpisë, Donaldi tha për Beatrix dhe po ashtu kjo e fundit zgjodhi atë kur u pyet se për kë ka fantazuar. Megjithatë, disa pyetjeve ata nuk iu përgjigjën por zgjodhën të pinë. Pas kësaj, dyshja shijuan shiun dhe u lanë së bashku në pishinë e më pas në dush.

  • Zbulohet Ish i dashuri i Beatrix Ramosaj! Ai quhet…

    Zbulohet Ish i dashuri i Beatrix Ramosaj! Ai quhet…

    Pak dite me pare Beatrix Ramosaj ka kujtuar brenda shtepise se Big Brother ish te dashurin e saj. Kaq ka mjaftuar qe ne Tik Tok te zbulohet nje interviste e para shume viteve teksa Trixa prezantonte partnerin e saj.

    Ai quhet Ervi dhe thuhet se ka qene nje marredhenie disa vjecare,por nuk dihen arsyet e ndarjes mes ciftit.

    Qe prej kesaj lidhje Trixa eshte treguar mjaft diskrete, e nuk jemi ende te qarte nese ka folur per kete djale apo per nje ish tjeter.

  • Mami më e famshme e momentit ka ditëlindjen dhe Beatrix e Albani ia bënë ditën më të bukur!

    Mami më e famshme e momentit ka ditëlindjen dhe Beatrix e Albani ia bënë ditën më të bukur!

    Mamaja e dy këngëtarëve, Beatrix dhe Alban Ramosajt, Antigona feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale dy fëmijët e saj u kujdesën t’ja bënin ditën më të bukur me urimet e tyre. “Mami më e famshme e momentit”,-e thërret Albani të ëmën teksa i shpreh dashurinë duke i thënë se e do sa jetën e tij.
    Ndërsa Beatrix i ka bërë një dedikim të gjatë ku e falenderon për sakrificat dhe shembullin që i ka dhënë si nënë.

    “Gruaja më trime ka lindur sot! Gëzuar ditëlindjen mami im e ëmbël! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë. Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe çdo gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”, ka shkruar Beatrix.