Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Beatrix Ramosaj

  • Trixa në Dubai, Donaldi lëshon thumbin e rëndë pas skandalit “Porta Potty”!

    Trixa në Dubai, Donaldi lëshon thumbin e rëndë pas skandalit “Porta Potty”!

    Donaldi dhe Romeo Veshaj po bëjnë bum me emsionin e tyre “Më lër të flas”, ku përmes skeçeve dhe dialogjeve të tyre thumbojnë në mënyrë indirekte ose direkte personazhet e showbizit shqiptar.

    Në puntatën e tyre të tretë binjakët sollët në vëmendje skandalin që ka plasur së fundmi në rrjet që identifikohet si “Dubai Porta Potty”.

    Ndërsa fliste me Romeon, Donaldi tha:
    “Kur isha unë në Big Brother ti ishe në Dubai për të ngrënë… (këtu i referohet Dubai Porta Potty), se ishe dhe papunë ato kohë.”

    Kjo fjali është marrë si një kunjë për Beatrix Ramosaj, e cila sapo doli nga Big Brother u nis për në Dubai edhe pse Donaldi e priste për takim brenda shtëpisë.

    Nga ky udhëtim për në Dubai nisi edhe krisja e marrëdhënies për çiftin Donald-Trixa, të cilët u ndanë sapo përfundoi BBV.

  • Beatrix Ramosaj duke qarë pasi u bullizua e ofendua në rrjet/ Ja si ka reaguar Alban Ramosaj

    Beatrix Ramosaj duke qarë pasi u bullizua e ofendua në rrjet/ Ja si ka reaguar Alban Ramosaj

    Këngëtarja dhe ish-banorja e “BBV”, Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djeshme për herë të parë për sulmet e vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ndarjes me Donaldin.

    Pas deklaratës së këngëtares Beatrix Ramosaj, ka reaguar edhe i vëllai, Alban Ramosaj i cila ka treguar se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

    “Paragjykimet – gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditës kur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jotë autentike 100 për qind dhe kjo është arma jote më e fortë.

    Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të kthehet në bar të njomë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë.

    P.S Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe ndërshëm sa ti, do të ishe një vend më i mirë për të jetuar’’, tha Ramosaj.

  • Publikoi këngën për Borën/ Trixa i bën diss-in më të lezetshëm Donaldit!

    Publikoi këngën për Borën/ Trixa i bën diss-in më të lezetshëm Donaldit!

    Me datë 12 prill Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj të fundit me titull “Ma shumë se ti”, një këngë për të cilën ende përflitet nëse ka qenë një projekt i rastësishëm apo një frymëzim nga historia me Donald Veshajn.

    E ndërsa nuk ka kaluar ende java, dje Trixa ka njoftuar se sapo ka përfunduar regjistrimin e një tjetër këngë të re.

    Ajo ka postur një story në Instagram, ku shkruan:

    “Ditë produktive. Sapo përfundova regjistrimin e këngës së re njerëz.”

    Këtë njoftim Trixa mund ta ketë bërë edhe me qëllim pikërisht dje kur Donaldi publikoi edhe këngën e tij të re, e cila me shumë gjasë është për Borën.

    Megjithatë, i urojmë suksese të dyve në karrierën artistike!

  • “Një bashkëpunim me Trixën dhe Donaldin”/ Çfarë po përgatit miku i vëllezërve Veshaj?!

    “Një bashkëpunim me Trixën dhe Donaldin”/ Çfarë po përgatit miku i vëllezërve Veshaj?!

    Artisti shqiptar që është mik i vëllezërve Veshaj dhe po ashtu i Beatrix Ramosaj, ka folur në emisionin “N’Zoom” për raportet që ka me ish-çiftin.

    Fjala është për Tiri Gjocin, i cili pranon se ka mundësi që të sjellë një bashkëpunim muzikor me këngëtaren dhe binjakët.

    Tiri tha:

    “Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Trixën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problem.”

    Gjatë intervistës ai foli edhe në lidhje me postimet e tij në rrjetet sociale, në mbështetje të aktorit Donald Veshaj, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e “Big Brother Vip.”

    Këngëtari shpjegoi se ka një raport miqësor me Donaldin dhe Beatrixën dhe për sa i përket historisë së tyre tha se “nuk i takon të përfshihet.”

    “Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Trixa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth Big-ut që njerëzit kanë gjetur shak që të kapen me këtë gjë, por… kaq domethënë”, përfundoi ai.

  • Beatrix Ramosaj çmend rrjetin me pyetjen e saj/ A është ky një provokim i hapur për Borën?!

    Beatrix Ramosaj çmend rrjetin me pyetjen e saj/ A është ky një provokim i hapur për Borën?!

    Këngëtajra Beatrix Ramosaj ka treguar jo pak herë se ka një auto-ironi të lartë dhe këtë e vërtetoi pas daljes nga Big Brother Vip.

    Këngëtarja i mori me sportivitet gafat dhe deklaratat e thëna në reality show, por me statusin e sotëm mund të themi që ka kaluar çdo pritshmëri.

    Ju kujtohet komenti i Trixës në foton e Borës ku takonte Donaldin në BBV, ku shkruante: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”.

    Komenti i mësipërm u bë viral dhe e shoqëroi Trixën gjatë gjithë qëndrimit në Big Brother Vip për mënyrën se si rrodhën gjërat deri në lidhjen e saj me Donaldin.

    Sot Beatrix ka postuar në Twitter një pyetje:

    “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”

    Epo nëse komshinjtë nuk çmenden, e sigurtë është komentuesit kanë “luajtur mendsh”.

    Poshtë pyetjes së trixës kanë vërshuar qindra komente, disa kritikues dhe disa të tjerë mbështetës.

    Nuk dimë me siguri se për çfarë e ka Trixa këtë pyetje, por duket si një thumbim i hapur pas lajmeve se Donaldi dhe Bora janë rikthyer bashkë.

  • Beniada tallet me Beatrix?! Rrjeti zien nga videoja e modeles pas Big Brother Vip

    Beniada tallet me Beatrix?! Rrjeti zien nga videoja e modeles pas Big Brother Vip

    Menjëherë pas daljes nga Big Brother Vip Beniada Nishani ka nisur punë në Top Channel, madje Einxhel tha dje në një intervistë që nuk e ka takuar ende sepse modelja është shumë e zënë me xhirimet për “Proçesin Sportiv”.

    Ndërkohë që është në punë, Beniada sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë momente nga prapaskenat. Por një video është bërë virale në rrjet me titullin “Beniada tallet me Trixën”, ndërsa ajo shfaqet në video duke thirrur producenten e cila quhet Jeta.

    Beniada thotë:

    “Jeta ma ka nxi jetën, por Jeta nuk është Trixa si mendoni ju që është Trixa. Jeta është emri I Jetës”.

    Kujtojmë që shprehja “jetaaa” ishte ndër më të përmendurat në këtë Big Brother Vip nga këngëtarja Beatrix Ramosaj, po a është kjo video e Beniadës një tallje?! Neve nuk na duket e tillë gjithsesi komentojeni vetë më mirë.

  • “Më shiko mua”/ Beatrix tjetër foto-mesazh nga pushimet luksoze

    “Më shiko mua”/ Beatrix tjetër foto-mesazh nga pushimet luksoze

    Beatrix ndodhet prej disa ditësh me pushime jashtë vendit, teksa është nën shoqërinë e kushërirës së saj Anxhelina.

    Megjithëse nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen, vajzat duket që po kalojnë mjaft mirë duke lënë pas zhurmën e mediave.

    Ky udhëtim i Beatrix është i dyti që pas daljes nga Big Brother Vip, ndërsa më herët ka qenë në Dubai, ndërsa tani “arrátiset” sërish pasi dha lajmin se është ndarë nga Donaldi.

    Sot këngëtarja ka publikuar disa fotografi të tjera nga ky udhëtim, krah të cilave shkruan: “Mos shiko përshkrimin, më shiko mua”.

  • Fotoja që po “çmend” rrjetin! Donaldi kapet me një vajzë/ Nuk është as Bora as Beatrix

    Fotoja që po “çmend” rrjetin! Donaldi kapet me një vajzë/ Nuk është as Bora as Beatrix

    Të bujshme kanë qenë lidhjet dhe ndarjet e Donald Veshaj në këtë hark kohor të 5 muajve të fundit.

    Fillimisht aktori ishte i lidhur me Bora Zemanin, ishin ndarë para hyrjes në BBV, por u duk sikur u ribashkua pas një takimi që bëri jehonë.

    Pas këtij takimi Donaldi u lidh me Beatrix pa i dhënë asnjë shpjegim Borës dhe tani që doli nga Big Brother Vip është ndarë edhe nga këngëtarja.

    Mirëpo mbrëmë është kapur në shoqërinë e një vajze misterioze që nuk është as Bora dhe as Beatrix!

    Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku Donaldi shihet teksa i vendos krahun një vajze, e cila në pamje të parë duket se nuk është fytyrë publike.

    Nuk dihet ende se kush është ajo mirëpo duket se aktori e ka ndarë mendjen se nuk do të ketë rikthim as me Borën dhe as me Beatrix Ramosajn.

  • Beniada nuk i ndahet Donaldit/ Beatrix ka dy fjalë për modelen

    Beniada nuk i ndahet Donaldit/ Beatrix ka dy fjalë për modelen

    Gjatë këtyre katër muajve Beniada dhe Donaldi nuk kanë pasur kurrë asnjë konflikt me njëri-tjetrit dhe javët e fundit është vërenjtur një afrimitet i madh mes tyre.

    Madje një puthje që modelja i dha aktorit në faqe bëri që rrjeti të ziente nga komente të tipit “Shkoni shumë bashkë”, “Sa shumë kimi keni me njëri-tjetrin”, “Këta do lidhen bashkë pas Big Brother”, etj.

    Mirëpo kjo nuk duket se e ka shqetësuar Beatrixën, pasi në një postim të fundit këngëtarja tregon që nuk është aspak xheloze.

    Trixa ka bërë një postim të fundit në Instagram, ku përmes një videoje që shfaqet ajo bashkë me Beniadën shkruan ”Një shoqe si ajo” dhe e shoqëron me një emoji diamanti, pra e cilëson Beniadën një shoqe të rrallë.

  • Paska qenë e vërtetë! Beatrixës i publikohet fotoja nga aeroporti (FOTO)

    Paska qenë e vërtetë! Beatrixës i publikohet fotoja nga aeroporti (FOTO)

    Një shaka e bërë nga aktorët e humorit Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi, brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka mërzitur Beatrix Ramosaj. Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrásë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura.

    Por kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.

    Prive raporton se Beatrix ka vendosur të largohet nga Shqipëria për disa ditë. Kjo ishte arsyeja pse Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani mbi këtë situatë.