Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Beatrix Ramosaj

  • Banorët e Big Brother shpërthejnë në lot/ Donaldi dëgjon këngën e re të Beatrix! (VIDEO)

    Banorët e Big Brother shpërthejnë në lot/ Donaldi dëgjon këngën e re të Beatrix! (VIDEO)

    Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të surprizuar Donaldin me këngën e re të Beatrix, e cila I dedikohet atij.

    I habitur ai afrohet pranë qendrës së zërit në oborr dhe buzëqesh teksa e kupton që është këngë kushtuar dashurisë së tyre.

    Ndërkohë që shumë të emocionuar duken edhe banorët e tjerë, teksa disa prej tyre nuk mbajnë dot lotët.

    Më poshtë gjeni tre videot:

  • “Na kan bo me faj”/ Beatrix publikon këngën e shumëpritur për Donaldin!

    “Na kan bo me faj”/ Beatrix publikon këngën e shumëpritur për Donaldin!

    Pa u bërë ende java që nga dalja e saj nga Big Brother Vip Beatrix Ramosaj ka sjellë këngën e shumëpritur para pak orësh që i dedikohet historisë së saj të dashurisë me Donaldin.

    Me një videoklip artistik, ajo që bie në sy në pamjen vizuale është fotografia e saj me Donaldin në cepin e xhamit, teksa jashtë bie shi me diellin në sfond.

    Teksti i këngës “Faj” e përshkruan më së miri atë që Trixa ndjen për Donaldin dhe gjithashtu paragjykimet që çifti ka marrë nga jashtë.

    Ndërsa në fund këngëtarja shprehet:

    “Edhe pak ditë janë t’u na nda, na shumë shpejt kemi me u pa.”

    Teksti i plotë:

    “Ti je (x2) Më kan bo me faj, të kan bo me faj Na kan bo me faj, oh… Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë? Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! lëri se ça thonë (më the) Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah.. jo nuk e kthej jo nuk e kthej, jo jo nuk e kthej, jo se kështu e ndjejmë! oh… gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo. të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh Luajmë me zjarrë ohh-ohh-ohh veç ngroht na mban. Lëre! lëri se ça thonë Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda na shumë shpejt kemi me u pa.”

    Postimi i Beatrix në rrjetet sociale:

    “Nga zemra ime, për të gjithë ju… Sidomos ty…”

  • Mesazhi që nuk e dëgjuam!!! Ja çfarë i tha Donaldi Trixës kur doli

    Mesazhi që nuk e dëgjuam!!! Ja çfarë i tha Donaldi Trixës kur doli

    Mbrëmja e djeshme në Big Brother Vip mbylli rrugëtimin e Beatrixit në shtëpi, pas një qëndrimi 88 ditor. Largimi i saj mërziti një pjesë të madhe të banorëve, por ai që dukej më i mërzitur ishte Donaldi, partneri i saj.

    Donaldi në momentin që doli Trixa i dha një mesazh të fortè: “Ruaj qetësinë për gjithcka. Do të shihemi bashkë, çfarëdo që të ndodhë duhet të ruash qetësine! Bëhu e fortë! Do të shihemi jashtë”.

  • Shoqja e Borës tallet keq me eleminimin e Beatrix, futet në lojë dhe Oriola Marashi

    Shoqja e Borës tallet keq me eleminimin e Beatrix, futet në lojë dhe Oriola Marashi

    Beatrix u eleminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, duke shkaktuar mërzi te shumë prej banorëve brenda shtëpisë, e padyshim edhe te Donaldi.

    Pavarësisht situatës jashtë, banorët brenda e kanë dashur dhe e kanë vlerësuar Beatrix dhe shumica edhe e atyre që kanë dalë kanë folur mirë për të.

    Me daljen e saj nuk u përlotën vetëm banorët, por edhe vetë Arbana. Olsa Muhameti, shoqja dhe bashkëpunëtorja e Borës, ka hedhur një story me shkrimin:

    “Kush vdiq mo fol”, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar.

    Por nuk ka munguar as reagimi nga Oriola Marashi, modelja e cila është shoqe e Beatrix, e cila ka shkruar: Vdiq emisioni jot.

    Oriola e ka mbështetur dhe më përpara Beatrix, ndërkohë që më pas postimin për Olsën e ka fshirë nga rrjetet sociale.

    “Gjithmonë me ty. Engjëlli im i bukur” shkruan ajo për mikeshën e saj.

    Beatrix tregoi që ajo nuk ka luajtur brenda shtëpisë, sepse natyra e saj e ndjeshme nuk ia lejonte. Ajo tha se gjërat nga jashtë i shihte ndryshe dhe aty përjetohet çdo gjë ndryshe. Sipas saj ajo hyri për të treguar karakterin e saj pozitivë dhe iu duk mundësi e mirë për të shfaqur nga vetja.

    Momentet më të bukura Triksa konsideroi takimet e surprizat nga familjarët.

    Arbër Hajdari i dha shumë kurajo duke i thënë të mos mendoj për të tjerët se jeta eshte e bukur.

    “Do ta ruaj si një kujtim shumë të bukur. “,- u shpreh Triksa.

  • Në instagramin e Trixës publikohet video ku jep puthje me Donaldin/ Albani bën komentin epik

    Në instagramin e Trixës publikohet video ku jep puthje me Donaldin/ Albani bën komentin epik

    Beatrixa dhe Donaldi pas spektaklit të së martes kanë diskutuar shumë gjëra bashkë dhe kanë shkëmbyer puthje.

    Një video është përmbledhur momentet më të bukura me familjarët dhe me Donaldin duke u puthur.

    Kjo video është shpërndarë në profilin e Instagramit të Beatrixës e cila menaxhohet nga shoqja e saj.

    Nga komentet që mori nuk mungoi as ai i vëllait, Albanit, i cili i bëri komentin epik.

    “Shpirt i paster”, shkroi ai në gjuhën angleze, duke treguar sërish që është përkrahje e madhe për motrën, e cila është në garë për të fituar çmimin e madh në ‘BBV’.

    Kujtojmë se ajo është e nominuar për të premten bashkë me Donaldin dhe Einxhelin, dhe njëri nga të tre do të eleminohet.

  • Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix?! Donaldi nuk e përmban veten dhe “ia plas” të gjitha në fytyrë, në orët e para të mëngjesit debat të ashpër (VIDEO)

    Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix?! Donaldi nuk e përmban veten dhe “ia plas” të gjitha në fytyrë, në orët e para të mëngjesit debat të ashpër (VIDEO)

    Lidhjes pak më shumë se një mujore mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së famshme, duket se i ka ardhur fundi.

    Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

    Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora.

    Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm.

    Se çfarë e bëri ‘demin’ të ndryshonte qëndrim nga deklaratat e disa javëve më parë ku thoshte se e donte Beatrix, dhe nuk do ta lëndonte kurrë, këtë mund ta thotë vetëm ai.

    @bigbrother.tch #fypシ #donaldveshaj #beatrixramosaj #bigbrothervipalbania ♬ Sad music – لحن الروح

    Në shumicën e kohës, Donaldi është ndjerë pishman për hapin e tij të nxituar, e pikërisht tani duket se ka shfrytëzuar një moment të dobët të Beatrix, për ti dhënë edhe goditjen finale, edhe pse këngëtarja tregoi një moment pjekurie, ditën kur në shtëpinë e Big Brother fluturoi parashuta për ditëlindjen e ishit të të dashurit të saj.

    “E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.

    ‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

    “Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

    “Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.

    Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë show-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të.

    Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.

    Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes që nisi me shumë pikëpyetje në formë nxitimi, dhe hakmarrje ndaj Borës.

    @bigbrother.tch #donaldveshaj #beatrixramosaj #fyp #foryou ♬ Без тебя я не я – JONY & HammAli & Navai
  • Nuk do ta besoni! Çfarë i pëshpëriti në vesh Romeo Beatriksës para se të ikte

    Nuk do ta besoni! Çfarë i pëshpëriti në vesh Romeo Beatriksës para se të ikte

    Produksioni i “BBV” e befasoi Donaldin, duke i sjellë vëllain e tij binjak, Romeon. Por, pas takimit të binjakëve, ishte menduar edhe një lojë për banorët. Vëllezërit ndërruan rrobat dhe në vend të Donaldit, në shtëpi hyri Romeo.

    Romeo Veshaj qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi banorët arritën ta dallonin, edhe pse është shumë i ngjashëm me Donaldin. Ata panë ndryshime në sjelljen e tij duke vënë re se diçka nuk shkonte.

    Kur po përshëndetej me banorët, Romeo i përshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij.

    “Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës. Kështu, ai la të nënkuptohet se e mbështet lidhjen e Donaldit me Beatrixën.

  • Donaldi dhe Beatrixa bëhen të pandashëm! Puthje të zjarrta në oborrin e shtëpisë!

    Donaldi dhe Beatrixa bëhen të pandashëm! Puthje të zjarrta në oborrin e shtëpisë!

    Donald dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i komentuar i momentit.

    Dyshja filluan romancën e tyre të dashurisë në Big Brother Vip gjatë kohës sa Bora po e priste Donaldin jashtë për tu sqaruar, ndaj për këtë arsye situata mori zjarr kudo në rrjetet sociale.

    Sidomos pas deklaratave të fundit gjatë ditës së premte fansat janë ftohur shumë nga Donaldi aq sa nuk po e shohin më si fitues.

    Pavaërsisht se e kuptoi se Bora ishte ajo që po e priste ende jashtë, aktori i humorit vazhdoi të thoshte se i pëlqen Trixa dhe ndihet mirë me të.

    Këto ndikuan në afirmitetin akoma më të madh mes tyre. Derisa mbrëmë dyshja kanë shkëmbyer puthje të zjarrta me njëri-tjetrin.

  • Ç’do të ndodhë me çiftin e ri?! Bora i tregoi se po e priste jashtë, Donaldi i vë “pikat mbi i”! Beatrix i kërkon falje Borës!

    Ç’do të ndodhë me çiftin e ri?! Bora i tregoi se po e priste jashtë, Donaldi i vë “pikat mbi i”! Beatrix i kërkon falje Borës!

    Pas rrëfimit të Dondald Veshaj, në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘BBVip’ me moderatoren Bora Zemani një tjetër video konfuzoi gjithë situatën!

    Përpara tij, në ekran u shfaq moderatorja Bora Zemanit, pas puthjes romantike që dyshja shkëmbyen, ndërsa tregon varsen që Donaldi i dhuroi nga muri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe thotë fjalët:

    “Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varsen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”.

    Pas kësaj video, Donaldi, tejet i prekur thotë se ndihet në faj dhe ndihet se nuk e respektuar, ndërsa nga ana tjetër thotë se ndihet tepër i dhënë pas Beatrix, me të cilën shkëmbeu edhe puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, gjatë ‘dasmës’ së tyre!

    Donaldi: Nuk e di! Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq!

    Arbana: Je realisht i dhënë pas Beatrix, ke ndonjë gjë për ti thënë asaj?

    Donald: E kam shumë qejf Triksën.

    Donald: Ndihem shumë keq tani!

    Pas situatës me Donaldit, nëna e Beatrix i ka dërguar një mesazh të qartë për gjithçka po ndodh në historinë e tyre, por çfarë mendon Beatrix për këtë këshillë?

    Tejet e prekur, ajo thotë se ndihet si të jetë një fëmijë 2 vjeç dhe nuk i ka marrë hapat si duhet, në lidhje me marrëdhënien e krijuar me Donaldin, ndërsa në mes është edhe një person i tretë!

    Opinionistja Sonila Meço e këshillon Beatrixën që ka ardhur koha që ajo të rritet dhe të sillet si një vajzë e rritur, ndërsa Arbër Hajdari i sugjeron që të kërkojë falje për sjelljen e saj!

    Beatrix: Nga zëri e di që nuk më ka me shumë të drejtë, ndihem si fëmijë 2 vjeç që nuk i kam bërë hapat siç duhet!

    Sonila: Triksa, jemi unë edhe ti, hajde flasim pak. E the vet dhe do ta quaja një aftësi tënden për ta njohur veten, the që ndihem si fëmijë, them që ti akoma mamin e shikon si me qen 2 vjeç. Që ti kudo të jesh një ambient të duhet një njeri si referencë dhe ke mbetur vajza e vogël 2 vjeçare. Ti je shumë e lënduar, por ka ardhur koha të jesh në moshën tënde, rritu Triks, je vajzë e madhe!

    Arbri: Të kishte prit pak s’do kishte bërë keq. Nëse mendon se dikush mund të jetë lënduar nga sjellja që ka bërë mendoj se duhet të fillojë me falje, sepse mendoj që bota ka fuqi të falë!

    Menjëherë pas komenteve të opinionistëve, Beatrix i kërkon publikisht falje moderatores Bora Zemani dhe thotë se ndihet shumë në faj!

    Beatrix: Oh! Thjesht si femër kërkoj falje, ndjesë që ndjeva verbërisht edhe gjithashtu kërkoj shumë falje Borës, ndihem shumë në faj. Ndoshta nuk… (preket). Zemër nuk do isha fut kurrë, nuk e di, thjesht e besova shumë kur më tha, unë e di realisht, por duhet…

    Pas disa minutave reflektim ata janë thërritur në Dhomën e Rrëfimit teksa Donaldi ka bërë dhe një deklaratë tëpër të rëndësishme për marrëdhënien e tij.

    ‘’Unë me Borën e kam mbyllur historinë. Një varëse e vënë në qafë nuk më qartëson dhe nuk më jep sigurinë që unë dua. Unë dua që njerëzit të bëjnë për mua aq sa bëj unë për to. Është shumë e lehtë të flasësh si opinionist por dua të them që une nga Beatrix nuk do tallem kurrë’’,- tha ai teksa nuk i mbajti dot as lotët.

  • “Zien rrjeti”! Fansat “masakrojnë” Donaldin, i kërkojnë të largohet nga programi (FOTO)

    “Zien rrjeti”! Fansat “masakrojnë” Donaldin, i kërkojnë të largohet nga programi (FOTO)

    Pas konfirmimit se pëlqen Beatrixin, duket se Donaldi nuk po pëlqehet nga publiku. Në instagramin e tij, tek postimi i fundit, janë qindra komente që kërkojnë që Donaldi të dalë jashtë. Sipas komentuesve, ata janë të zhgënjyer që Donaldi zgjodhi Beatrixin dhe la Borën pa i dhënë një shpjegim, aq më tepër, kur pak ditë më parë, ajo kishte shkuar për ta takuar, madje edhe u puthën.

    ‘Na zhgënjeve’, ‘Dil jashtë’, ‘Shko puth Beatrixin’, janë disa nga komentet në postimin e fundit të Donaldit në Instagram.