Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Beatrix Ramosaj

  • Ofendoi rëndë Beatrix dhe Alban Ramosajn, reagon i revoltuar Albano Bogdo: U çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë dhe më… (VIDEO)

    Ofendoi rëndë Beatrix dhe Alban Ramosajn, reagon i revoltuar Albano Bogdo: U çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë dhe më… (VIDEO)

    Albano Bogdo i hedh sërish benzinë zjarrit, pas deklaratave për Alban dhe Beatrix Ramosaj.

    Në një live në tik tok, Bogdo shprehet se shqiptarët që iu kundërvunë atij, ishin të njëjtët që pak kohë më parë akuzonin Beatrix për sjelljen e saj në BBV. 

    Aktori i humorit i ka kërkuar ndjesë Beatrix, vetëm për shqetësimin publik që mund ti ketë sjellë deklarata e tij, dhe jo për fjalinë të cilën Bogdo e konsideron si të vërtetë.

    “Këta u tërbuan dhe u çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë që nuk kanë pikë morali, se i njoh më mirë se ju dhe kushdo tjetër, dhe më kryqëzuan mua sikur kam vrarë 20 njerëz, dhe kam vjedhur 20 banka, sikur kam masakruar kombin. Për një fjali që nuk kam gënjyer, në sytë të 10 mijë vetave, asaj vajzës për shqetësimin publik që mund të ketë pasur i kërkoj falje, jo tek e tek, nga këta plehra që janë këtu në Shqipëri që ishin të njëjtët që e shanin”, thotë Albano në video.

    Beatrix dhe familja e saj paralajmëruan padi ligjore ndaj Bogdos, i cili gjatë një emisioni të tijin u shpreh: Kush është Alban Ramosaj? Është ai djali që i q** Donaldi motrën në Big Brother, deklaratë e cila u prit me mjaft kritika dhe nga personazhet e showbizit shqiptar.

    Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga familja Ramosaj, apo do të zgjedhin injorimin

    @shqipe__al #albanobogdo #shqipe_al #fyp ♬ original sound – SHQIPE_AL
  • Një rrëfim “BOMBË”! Beatrix do t’i tregojë të gjitha në këtë emision…

    Një rrëfim “BOMBË”! Beatrix do t’i tregojë të gjitha në këtë emision…

    Beatrix Ramosaj do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj në një mënyrë shumë të veçantë.  Ajo do ja jap ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

    Burime për “Prive” bëjnë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij por këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

    E ftuara e tij e parë do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshtjen mbi jetën e saj personale. Kjo është edhe arsyeja sepse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista në të gjitha emisionet që e kanë ftuar.

  • Atdheu sërish “trazon ujërat”/ Vjen me koment pikant për Beatrix Ramosaj! (FOTO)

    Atdheu sërish “trazon ujërat”/ Vjen me koment pikant për Beatrix Ramosaj! (FOTO)

    Atdhe Xharavina di se si kohë pas kohe të “trazojë ujërat” në rrjetet sociale dhe të shkaktojë bujë me deklaratat e komentet e tij.

    Pas ribashkimit të Borës dhe Donaldit ai u pa teksa komentonte shpesh Beatrix Ramosaj dhe kjo u mor si hakmarrje.

    Dyshja shkëmbenin publikisht komente dhe ato disa herë u “përkthyen” si kunja kundrejt Borës e Donaldit.

    Pasi dyshja janë përfolur për flirtim nuk është se u pa ndonjë shenjë se mes tyre po ndodh diçka.

    Por Atdheu nuk rri i qetë. Ai sapo ka komentuar Trixën dhe komenti është goxha pikant.

    “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”, ka shkruar ish-konkurrenti i njohur në një foto shumë sensuale të këngëtares.

  • Çfarë i ndodhi? Beatrix Ramosaj në gjendje të rënduar, këngëtarja pëson atak…

    Çfarë i ndodhi? Beatrix Ramosaj në gjendje të rënduar, këngëtarja pëson atak…

    Vonesat dhe të papriturat me këngën e re që pret të publikojë, kanë bërë që Beatrix Ramosaj të pësojë një atak paniku nga stresi.

    Këtë e bën me dije vetë këngëtarja në postimet e saj në rrjetin social Twitter.

    “Pse ndihem kaq emocionale. E urrej këtë!!! Unë mendoja se kënga do të dilte këto ditë dhe jam shumë e stresuar.

    U pushtova aq shumë nga emocionet, saqë fillova të qaja e pasuar nga një atak paniku! Zemra ime djemaaaa………”, shkruan Ramosaj teksa e shoqëron postimin dhe me disa emoji me lot dhe me zemër të thyer.

    Ndërkohë në Instragram Beatrix ka postuar disa foto të saj ku duket e veshur me xhinse dhe ‘crop top’.

  • Donaldi u rikthye në krahët e Borës/ Reagon Beatrix Ramosaj (FOTO)

    Donaldi u rikthye në krahët e Borës/ Reagon Beatrix Ramosaj (FOTO)

    Lajmi për ribashkimin e Donaldit me Borën ka qenë në krye të mediave rozë.

    Bora Zemani ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku tregoi se si ata arritën të pajtoheshin pas daljes së Donaldit nga “Big Brother VIP”.

    Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë veprimi i Beatrix Ramosajt, me te cilën Donaldi krijoi një lidhje brenda shtëpisë. Këngëtarja ka publikuar një foto në rrjete sociale teksa shkruan “Forever I’m that girl” (Përgjithmonë jam ajo vajza).

  • A do të jetë Beatrix Ramosaj pjesë e “Dance With Me”? Alketa Vejsiu befason me përgjigjen!

    A do të jetë Beatrix Ramosaj pjesë e “Dance With Me”? Alketa Vejsiu befason me përgjigjen!

    Që nga Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj është distancuar nga daljet publike, ndërsa vijon të jetë aktive në rrjetet sociale. E ndoshta pas gjithë këtyre muajve Trixa është gati për një aventurë të re në ekran, saktësisht në “Dance With Me”.

    Prezantuesja e këtij spektakli, Alketa Vejsiu, u shpreh mbrëmë se në këtë edicion të 7-të do të ketë surpriza dhe hyrje të reja në javët e ardhshme.

    Ishte Ermal Mamaqi ai që e pyeti Vejsiun nëse do të jetë Beatrix Ramosaj, teksa moderatorja e la të hapur mundësinë.

    Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion.

    Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?

    Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.

    Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.

    Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.

  • Menduam se konfirmoi pjesëmarrjen por pse Beatrix refuzoi ftesën e “Dance With Me”?!

    Menduam se konfirmoi pjesëmarrjen por pse Beatrix refuzoi ftesën e “Dance With Me”?!

    Sytë e gjithë publikut janë përgatitur tashmë për të ndjekur programet e kërcimit. Interesi më i madh ishte ‘takimi’ publik i Borës dhe Donaldit këtë herë si kolegë.

    Panorama Plus” lajmëroi bashkëpunimin e dyshes në skenë disa muaj më parë, duke zbuluar edhe një pjesë tjetër të konkurentëve. Por atëherë kur nuk pritej, Beatrix duket se u fut në lojë (përsëri). Ishte Alketa Vejsiu ajo që ngacmoi fansat, duke postuar në Instagram një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”.

    Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bëri të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit. Dhe me sa duket kjo u konfirmuar me një foto të fundit që po qarkullon. Në rrjet u publikua së fundmi një foto të këngëtares Beatrix Ramosaj së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. Ky i fundit njihet për punën e tij në programet e TV Klan, teksa e njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël. Por ditën e djeshme është publikuar kasti i plotë i artistëve që do të marrin pjesë dhe si shumë mund ta vënë re, Trixa mungon. Këngëtarja nuk është bindur për t’u rikthyer në ekran, këtë herë në një sfidë kërcimi, duke zgjedhur ti thotë jo ftesës nga producentët. Pavarësisht tentativave për ta bindur dhe takimeve intensive që ka pasur, ajo ka zgjedhur mos të jetë në skenë.

  • Beatrix nuk kursen ironitë, statuset e saj ngrenë dyshime të forta se thumbat janë për ish-in (FOTO)

    Beatrix nuk kursen ironitë, statuset e saj ngrenë dyshime të forta se thumbat janë për ish-in (FOTO)

    Megjithëse është treguar e tërhequr dhe mjaft diskrete që pas daljes nga Big Brother Vip dhe ndarjes nga Donaldi, Beatrix nuk i ka kursyer thumbat në rrjetet sociale. Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për “vrasjen me pambuk”, mund të themi që ky është rasti, teksa këngëtarja në një mënyrë fine arrin të shprehë ndjenjat e saj dhe pabesinë që iu bë në mesin e zërave që tashmë Donaldi dhe Bora janë rikthyer bashkë.

    Jo më larg se para dy ditësh Trixa postoi një shprehje në rrjetet sociale, e cila ngriti dyshime të shumta. “Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”, shprehej Trixa.

    Por mos mendoni që mbaron me kaq. Në postimin e fundit në Instagram këngëtarja duket mjaft në formë dhe vëmendja është tek statusi me të cilën shoqëron imazhet.

    “Lloji i femrës që vjen njëherë në jetë”, ka shkruar Trixa për veten.

    A është ky një mesazh për aktorin Donald Veshaj? Fansat kanë teoritë e tyre dhe shumica mendojnë që po, ironitë janë për historinë e shkurtër të tyre.

  • E pyetën për ribashkimin Bora-Donald/ Përgjigja e Beatrix do ju lërë pa fjalë! (VIDEO)

    E pyetën për ribashkimin Bora-Donald/ Përgjigja e Beatrix do ju lërë pa fjalë! (VIDEO)

    Beatrix Ramosaj ka reaguar sërish për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. “Më vjen mirë, gëzohem”, tha këngëtarja gjatë një interviste të realizuar në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Ulqin disa javë më parë, por që është publikuar së fundmi.

    Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtarja theu heshtjen për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar. “Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre.

    E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha: “Jo nuk jam pishman. Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.”

  • Trixa “infektohet” nga Donaldi/ Kopjon deri në detaje klipin e kolegut të saj! (VIDEO)

    Trixa “infektohet” nga Donaldi/ Kopjon deri në detaje klipin e kolegut të saj! (VIDEO)

    Që nga java e shkuar në rrjet qarkulloi lajmi me video se si vëllezërit Veshaj kishin kopjuar çdo fjali dhe lëvizje nga skeçet italiane për skeçet e tyre në emisionin “Më lër të flas”. Pasi u bënë virale, videot e Romeos dhe Donaldit u “zhukën” nga kanali zyrtar i TCH në Youtube.

    Mirëpo me sa duket për aq sa ndenjën bashkë edhe Trixa është “infektuar” nga mania për të kopjuar. Dje këngëtarja publikoi projektin e saj muzikor nën titull “Vonë”, por klipi është identik me këngën “Muaj” nga Leon, e cila është publikuar para 11 mujash.

    Shikojini vetë dy videot dhe fakteqësisht do shihni mungesë kreativiteti nga Trixa…

    https://youtu.be/t0uI26yfipM