Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ballkani

  • Egbo mposht “profesor” Dajën, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit

    Egbo mposht “profesor” Dajën, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit

    Prishtina e ka nisur me trofe vitin 2024, pasi ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll. Në finalen e madhe të zhvilluar në Antalya të Turqisë, kryeqytetasit kanë mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare. Vetëm pas 10 minutave lojë ndeshja u zhbllokua me Prishtinën që kaloi e para në epërsi.

    Qendërmbrojtësi Egzon Sinani gjuajti bukur brenda zonës dhe realizoi për epërsinë e Prishtinës 1-0.
    Ballkani kishte iniciativën, por duke krijuar disa raste dhe pa arritur të dërgonte topin në portën e Kolajt. Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes i takuan Prishtinës që shkuan në epërsi me epërsi minimale 1-0.

    Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën e Emmanuel Egbos, që vetëm pas 10 sekondave realizuan edhe golin e dytë. Kreshnik Uka me një asistim fantastik për Leotrim Kryeziun i cili realizoi me kokë për 2-0. Ballkani u hodh në sulm me të gjitha forcat dhe në minutën e 79-të realizuan gol me Krenar Dulajn i cili shënoi pas një harkimi fantastik nga Armend Thaqi për 2-1.

    Suharekasit rrezikuan deri në fund, por pa arritur të barazonin rezultatin dhe kësisoj Prishtina fitoi me rezultat 2-1. Për Prishtinën ky ishte trofeu i 30-të në histori nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991. Kryeqytetasit kanë fituar 11 tituj të kampionit, 8 Kupa të Republikës dhe 11 Superkupa.

  • Stivi Frashëri fiton gjyqin në CAS me skuadrën arabe, portieri zbulon ofertën që i ka bërë klubi i Superiores

    Stivi Frashëri fiton gjyqin në CAS me skuadrën arabe, portieri zbulon ofertën që i ka bërë klubi i Superiores

    Stivi Frashëri pritet të rikthehet në fushat e blerta pas gjashtë muajve pauzë. Portieri shqiptar ishte larguar nga Ballkani në verë dhe kishte gjetur marrëveshje me skuadrën nga Liga e Parë e Arabisë Saudite, Jeddah.

    Megjithatë Frashëri nuk ka luajtur fare për këtë skuadër, pasi nuk mundi të udhëtoj shkaku i vizës së punës në Arabinë Saudite dhe drejtuesit e Jeddah regjistruan një futbollist tjetër të huaj.

    Frashëri kishte nënshkruar kontratë dhe tani ka dalë i lirë pasi ka fituar gjyqin ndaj skuadrës arabe ku ka fituar edhe një shumë të majme të parave nga kontrata që kishte me këtë klub.

    Frashëri ka falënderuar menaxherin e tij Faisal Al-Jomaih si dhe avokatin e tij Mawuli Kwaku që bënë një punë të shkëlqyer në gjyqin përballë Jeddah Club.

    “Dua të falënderoj menaxherin dhe mikun tim Faisal si dhe avokatin Mawuli Kwaku si dhe agjensin e tij AVORGAH Director of M.I.G Mak International Group, a Sports Management për gjithçka që bënë në këtë betejë ligjore”, deklaroi portieri i njohur shqiptar.

    Ai ka paralajmëruar rikthimin në futboll gjatë afatit kalimtar të janarit, ku shumë klube janë vënë pas tij duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një portier me shumë cilësi dhe si një nga më të mirët në tregun shqiptar.

    “Nga sot do shqyrtoj edhe mundësitë që më janë ofruar nga Prishtina në Kosovë apo Dinamo City në Shqipëri. Gjithashtu ka shumë skuadra që më kanë kontaktuar, por nga sot do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat pasi tani jam një portier i lirë dhe pa obligime ndaj asnjë skuadre”, u shpreh portieri shqiptar për Telegrafin.

    Frashëri ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë në dy vitet e fundit ku fitoi dy tituj kampioni me skuadrën suharekase.

  • UEFA përpilon renditjen e re të klubeve, Ballkani krenon trojet shqiptare, ja renditja e Partizanit dhe Tiranës (FOTO)

    UEFA përpilon renditjen e re të klubeve, Ballkani krenon trojet shqiptare, ja renditja e Partizanit dhe Tiranës (FOTO)

    Ballkani edhe këtë vit arriti të luajë në fazën e grupeve të Conference League, që është një arritje e madhe për futbollin kosovar, ndërsa kjo është ndjerë edhe në renditjen e re të UEFA-s për klube. Ky ishte viti i dytë me radhë që Ballkani luan në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian.

    Pas sukseseve të njëpasnjëshme, suharekasit renditen në vendin e 160-të klubeve evropiane me 8500 pikë. Shkëndija e Tetovës është në vendin e 174-të me 8000 pikë, si klubi i dytë më i mirë shqiptar në renditje.

    Shkupi është në vendin e 178 me 7500 pikë, ndërsa Partizani dhe Drita janë në vendet 209 dhe 210 me nga 6500 pikë, ndërsa Tirana në vendin e 257-të.

  • Një dhuratë e Koliçit nxjerr Ballkanin me 0 pikë, Plzen triumfon në “Air Albania”… Ja shanset e skuadrës për kualifikim

    Një dhuratë e Koliçit nxjerr Ballkanin me 0 pikë, Plzen triumfon në “Air Albania”… Ja shanset e skuadrës për kualifikim

    Ballkani u mposht 0-1 nga Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League. Ndeshje me dy fytyra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët bënë mirë në 45 minutat e para. Por nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit.

    Ndërkohë, Ballkani nuk tregoi asgjë në fraksionin e dytë të sfidës. Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit. Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

    Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.

  • UEFA “përzë” nga Prishtina Ballkanin, ekipi i Ilir Dajës do të luajë ndaj Plzenit në Shqipëri (FOTO)

    UEFA “përzë” nga Prishtina Ballkanin, ekipi i Ilir Dajës do të luajë ndaj Plzenit në Shqipëri (FOTO)

    UEFA ka vendosur që ndeshja e Conference League mes Ballkanit dhe Viktoria të mos zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

    Për fushën u ankuan futbollistët e të dyja përfaqësuesve, duke deklaruar se nuk kishin luajtur kurrë në fushë kaq të keqe. Për të gjitha këto, sot ka reaguar edhe UEFA, e cila ka urdhëruar Ballkanin, që ta presë Plzenin në një fushë tjetër.

    Ende klubi suharekas ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar se në cilin stadium do të luhet ndeshja, por sipas faqes zyrtare të UEFA-s, ajo do të zhvillohet në Shqipëri në stadiumin “Air Albania”

  • “Ndeshja shkoi sipas planit”/ Barazimi ndaj Astanas, Ilir Daja e sheh gotën gjysmë plot: Duhet të vazhdojmë kështu…

    “Ndeshja shkoi sipas planit”/ Barazimi ndaj Astanas, Ilir Daja e sheh gotën gjysmë plot: Duhet të vazhdojmë kështu…

    Ballkani ka barazuar përballë Astanës në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve të Conference League. Ndeshja e zhvilluar në Kazakistan përfundoi me rezultatin 0-0. Me këtë barazim, ekipi i Ilir Dajës mban vendin e 3-të në renditje me 4 pikë, ndërsa Astana me të njejtën kuotë pikësh renditett në vendin e dytë.

    Pas kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë dhe trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja.

    “Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë.

    Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përballë një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë. Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira. Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar.

    Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin. Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, është shprehur tekniku i kampionëve të Kosovës.

  • Astana dhe Ballkani nuk kanë “shënjestër”, barazim që i shkon për shtat skuadrës së Ilir Dajës

    Astana dhe Ballkani nuk kanë “shënjestër”, barazim që i shkon për shtat skuadrës së Ilir Dajës

    Ballkani ka barazuar përballë Astanës në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve të Conference League. Ndeshja e zhvilluar në Kazakistan përfundoi me rezultatin 0-0.

    Me këtë barazim, ekipi i Ilir Dajës mban vendin e 3-të në renditje me 4 pikë, ndërsa Astana me të njejtën kuotë pikësh renditett në vendin e dytë.

  • Astana “i ul pendët” Ballkanit, ekip kazak e mund në Prishtinë (video)

    Astana “i ul pendët” Ballkanit, ekip kazak e mund në Prishtinë (video)

    Ballkani pësoi humbjen e dytë në Grupin C të Conference League teksa të besuarit e trajnerit Ilir Daja u mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 1-2 nga Astana. Kampionët e Kosovës nuk mundën të përballonin sulmet e kazakëve ndërsa nga ana tjetër nuk arritën të kishin kthjelltësinë e duhur përpara duke shpërdoruar disa shanse të mira shënimi.

    Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampionët Kosovës barazuan shifrat. Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë. Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.

    Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo në mbrojtje nuk kishte koordinim, me çka edhe pësuan dy gola të lehtë. Pas kësaj disfate, Ballkani mbetet në vendin e tretë me tre pikë në Grupin C, ndërsa Astana merr trepikëshin e parë, por mbetet e fundit. 

  • Humbja ndaj Ballkanit, gazetat kroate “masakrojnë” Dinamon e Zagrebit: Disfata më e turpshme në histori (FOTO)

    Humbja ndaj Ballkanit, gazetat kroate “masakrojnë” Dinamon e Zagrebit: Disfata më e turpshme në histori (FOTO)

    Ballkani mori një fitore të madhe përballë Dinamo Zagreb duke i mposhtur kroatët me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Conference League të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënuan nga një gol për pjesë teksa shënuan Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi.

    Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga mediat kroate që ishin në numër të madh të pranishme në “Fadil Vokrri”.

    Ueb faqja “24sata.hr” ka shkruar:  “Turpërim në Kosovë: Dinamo pa asnjë plumb të gjuajtur humbi nga Ballkani në Ligën e Konferencës”.

    Edhe ueb faqja tjetër kroate “Index.hr” e ka vlerësuar të turpshme humbjen e Dinamos. “Ballkani – Dinamo 2:0, një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”.

    Krejt në fund më të ashpër ishin Vecernji që e konsideruan Dinamo katastrofale. “Dinamo katastrofike përjetoi një turp të rëndë në Kosovë, u mund nga lojtarë anonimë të futbollit”, shkruan kjo ueb faqe.

  • Frikë se mos shkaktojnë trazira, Ballkani njofton: Nuk do të lejojmë asnjë tifoz të Dinamos së Zagrebit në Prishtinë

    Frikë se mos shkaktojnë trazira, Ballkani njofton: Nuk do të lejojmë asnjë tifoz të Dinamos së Zagrebit në Prishtinë

    Ballkani ka njoftuar se biletat për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit, e vlefshme për raundin e dytë të grupeve të Conference League do të jenë të personalizuara, ndërsa klubi ka njoftuar se tifozët kroatë nuk do të jenë në stadium pas vendimit të UEFA-s.
    NJOFTIMI
    “Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta”.
    “Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave”.

    “Meqenëse prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen”. “Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike”, thuhet në njoftim.