Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ballkani

  • Ilir Daja drejt transferimit te Tirana?! Vendimi i fundit vulos gjithçka (ZYRTARE)

    Ilir Daja drejt transferimit te Tirana?! Vendimi i fundit vulos gjithçka (ZYRTARE)

    Tashmë është gjithçka zyrtare. FC Ballkani dhe Ilir Daja do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Me përfundimin e kampionatit, u përfol se Ilir Daja mund të merrte drejtimin e Tiranës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    POSTIMI I BALLKANIT

    “Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit”

    Ilir Daja shkroi historinë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke e dërguar dy herë radhazi Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League. Këtë sezon, ai e fitoi titullin e tretë radhazi të kampionit dhe e fitoi Kupën e Kosovës, trofeu i vetëm që i mungonte klubit.

  • “Për të ardhmen do të shohim”/ Ilir Daja jep shenja largimi nga Ballkani? Deklarata pas fitimit të Kupës së Kosovës

    “Për të ardhmen do të shohim”/ Ilir Daja jep shenja largimi nga Ballkani? Deklarata pas fitimit të Kupës së Kosovës

    Ilir Daja i është gëzuar trofeut të radhës me Ballkanin, ku skuadra e tij fitoi sot Kupës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në penallti, pasi loja e rregullt dhe shtesat u mbyllën 2-2. Ballkani fitoi titullin e kampionit në javën që e lamë pas, duke siguruar dy trofe në sezonin 2023/24.

    “Ne u desh ta mblidhnim veten, por Prishtina u rikthye. Por, të marrësh një kampionat dhe të luash tre ditë më pas 120 minuta, vetëm lojtarët e mi mund të motivohen dhe të luajnë deri në fund. Në penallti është edhe fati. Duke ditur që është trofeu i parë i Kupës, dua që t’i uroj qytetarët e Suharekës sepse e ndiejmë përkrahjen e tyre në çdo moment. Këto trofe, titullin dhe Kupën i kam fituar para gjashtë vjetësh edhe me Skënderbeun. Përsëritet sërish pas gjashtë vjetësh”, ka thënë Daja pas fitores.

    Kur u pyet për të ardhmen e tij që është folur në muajt e fundit, ai nuk ka dhënë një përgjigje. “Do të gëzohem një herë, e pastaj të shohim se çfarë do të ndodh më pas”, është shprehur Daja kur u pyet për të ardhmen.

  • “Merita për titullin u takon futbollistëve”, Ilir Daja modest pas trofeut të tretë radhazi: Falenderojmë Dritën dhe Llapin për garën e bukur

    “Merita për titullin u takon futbollistëve”, Ilir Daja modest pas trofeut të tretë radhazi: Falenderojmë Dritën dhe Llapin për garën e bukur

    Ballkani fitoi për herë të 3 titullin kampion në Kosovë. Skuadra e nga Suhareka ia doli që të konkretizojë siç duhet një sezon mjaft të vështirë, por spektakolar.

    Lumturia nuk  mund të fshihet dhe Ilir Daja ëshë mjaft krenar për skuadrën e tij. Timonieri i Ballkanit theksoi se e gjitha merita është e lojtarëve që kanë arritur të bëjnë një sezon mjaft pozitiv. Ndër të tjera falenderoi tifozët për mbështetjen.

    Këtë sukses ia dedikon nënës dhe babait, të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë bërë pjesë të botës së futbollit. Një kampion i vërtet Daja, i cili falenderon Dritën dhe Llapin që e zbukuruan garën në këtë sezon.

    “Ishte një seri e fitoreve, me numra që flasin për ne. Jemi ekipi që kemi pasur ngarkesë. Merita u shkon futbollistëve, jemi me më shumti gola në kampionat me mbrojtjen më të mirë dhe golaverazhin më të mirë. I urojmë titullin gjithë qytetarëve të Suharekës dhe tifozëve tanë fantastikë “Xhebrailat”. Në rrafshin personal fitoren ia dedikoj nënës dhe babait që më kanë mbështetur dhe më kanë futur në botën e bukur të futbollit. Falenderojmë Llapin dhe Dritën që e bënë të bukur këtë kampionat me rivalitetin që kemi pasur deri në fund“, ka deklaruar timonieri i Ballkanit.

  • Po shkëlqejnë nën drejtimin e Ilir Dajës, klubi rumun gati të transferojë dy yjet e Ballkanit

    Po shkëlqejnë nën drejtimin e Ilir Dajës, klubi rumun gati të transferojë dy yjet e Ballkanit

    Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka bërë prioritet transferimin e dy yjeve të Ballkanit, Armend Thaqi dhe Lumbardh Dellova dhe për këtë ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin sa më shpejt negociatat për transferimin e tyre.

    Kështu ka raportuar, portali i njohur rumun sport.ro, të cilët kanë nënvizuar se dyshja e Ballkanit është prioriteti kryesor për Petrescun i cili po synon rikthimin e titullit kampion pas tri sezoneve.

    Kujtojmë se pikërisht me kërkesën e Petrescut nga Ballkani ishte transferuar edhe Ermal Krasniqi në janar të vitit të kaluar, i cili momentalisht po luan tek Rapid Bukureshti.
    Në rast se Thaqi dhe Dellova do të transferohen tek Cluji, atëherë atje do të gjejnë lojtarin e Kombëtares, Arlind Ajetin.

    Cluji momentalisht ndodhet në vendin e dytë në Superligën e Rumanisë dhe ka gjasa të mëdha që të arrijë një vend në kupat e Europës.

  • Ilir Daja drejt titullit të tretë kampion me Ballkanin, vetëm një sukses e ndan me trofeun (REZULTATET)

    Ilir Daja drejt titullit të tretë kampion me Ballkanin, vetëm një sukses e ndan me trofeun (REZULTATET)

    Ballkani i Ilir Dajës ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit të tretë kampion radhazi, teksa ka mundur me shifrat 3-0 Fushë Kosovën.

    Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, dominoi plotësisht duelin teksa shënoi me Hamidin në pjesën e parë dhe pastaj me Kryeziun dhe Karricën në të dytën për të hipotekuar 3 pikët që e mbajnë në distancë prej katër të tilla ndaj Llapit kur mbeten edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

    Llapi fitoi sot 1-0 ndaj Malishevës falë golit të Januzit, ndërsa Drita doli nga gara e titullit pasi barazoi pa gola në shtëpi përballë Feronikelit.

    Standings provided by Sofascore

    REZULTATET

    Drita-Feronikeli 0-0

    Dukagjini-Prishtina 1-0

    Ballkani-Fushë Kosova 3-0

    Llapi-Malisheva 1-0

    Liria-Gjilani 1-3

  • Ballkani-Drita, derbi i çmendur me dy gola në fund; ka tensione në fund të takimit (video)

    Ballkani-Drita, derbi i çmendur me dy gola në fund; ka tensione në fund të takimit (video)

    Ballkani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultatin 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës së Kosovës. Pjesa e parë prodhoi raste të shumta, por asnjë gol. Në pjesën e dytë ndeshja u zhbllokua në minutën e 50′ kur Blerim Krasniqi kaloi në avantazh Dritën.

    Por Ballkani shpejt u kundërpërgjigj me Genrit Halilin i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 54-të. Suharekasit pas golit të barazimit kishin raste, por që në nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.

    Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Ensar Huruglica i Dritës, në minutën e 89-të me një gjuajtje të fuqishme jashtë zone shënoi për 2-1.

    Por me kaq nuk u mbyll. Zhvillohej minuta e pestë e shtesës, kur Nazmi Gripshi nga afër tundi rrjetën për 2-2. Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani mbetet kryesues me 60 pikë, dy më shumë se Drita.

     

     

  • E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar drejt transferimit te Aston Villa, gazeta e njohur zbulon interesimin e klubit anglez

    E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar drejt transferimit te Aston Villa, gazeta e njohur zbulon interesimin e klubit anglez

    Albion Rrahmani do të largohet nga kampionati rumun për t’u bashkuar në Premier League. Gazeta “Fantatik” në Rumani shkruan se ish-sulmuesi i Ballkanit ka zgjuar interesimin e Aston Villa-s. “Fanatik” shkruan më tej se Albioni ka hyrë në radarin e Unai Emery që e dëshiron ta ketë në “Villa Park”.

    “Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin. Për mua, ai është lojtari më i mirë. Ai mund të luajë pa probleme në Angli”, ka zbuluar gazetari Horia Ivanovici.

  • Shkëlqeu dikur te Skënderbeu, mesfushori mund të transferohet në Poloni për 400 mijë euro (EMRI)

    Shkëlqeu dikur te Skënderbeu, mesfushori mund të transferohet në Poloni për 400 mijë euro (EMRI)

    Pas Eneo Bitrit, polakët e Cracovias janë pranë firmës me një tjetër futbollist shqiptar. Klubi polak ka bërë një ofertë prej 400 mijë eurosh për fantazistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi.

    Palët janë duke negociuar detajet, teksa gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses brenda 48 orëve të ardhshme, me ish-futbollistin e Skwnderbeut qw është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm të karrierës.

    Kampionët e Kosovës janë bërë një ‘market’ i preferuar për klubet polake, teksa pak ditë më parë ishte Legia e Varshavës që shpenzoi 400 mijë euro për të marrë mesfushorin Qëndrim Zyba.

  • Ilir Daja lë “thatë” Vllazninë, Ballkani i merr lojtarin në orët e fundit të merkatos

    Ilir Daja lë “thatë” Vllazninë, Ballkani i merr lojtarin në orët e fundit të merkatos

    KF Vllaznia priste që këto ditë të firmose me mesfushorin brazilian Queven da Silva Inacio. Prej disa ditësh mesfushori ishte në bisedime me klubin shkodran. Megjithatë, lojtari nuk do të transferohet në Shkodër, sepse Ballkani ka binsur 25-vjeçarin.

    Si rrjedhojë, lojtari është prezantuar nga klubi i Ballkanit si përforcimi më i ri i skuadrës.

  • 100 mijë euro në arkën e Dinamos, klubi shet yllin e skuadrës te skuadra e Ballkanit: Po kemi arritur… (FOTO)

    100 mijë euro në arkën e Dinamos, klubi shet yllin e skuadrës te skuadra e Ballkanit: Po kemi arritur… (FOTO)

    Meriton Korenica rikthehet te Ballkani pas gjashtë muajve të kaluara te Manisa në Ligën e Parë të Turqisë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Omer Bunjaku.

    “Po kemi arritur marrëveshje me Manisan për huazimin e Meriton Korenicës deri në fund të sezonit,” tha ai për TV Dukagjinin.

    Teksa, konfirmoi edhe transferimin e mesfushorit brazilian, Denisson, nga Dinamo e Tiranës. “Gjithashtu, mund të konfirmoj se kemi transferuar edhe Denisson nga Dinamo,” tha Bunjaku.

    Ballkani ka paguar për kartonin e tij 100 mijë euro. Kjo shifër bën që braziliani të jetë afrimi më i shtrenjtë nga klubet e Kosovës.