Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: aksidenti

  • Te i njëjti vend i aksidentit fatal në Astir, dy të mitura kalojnë rrugën teksa gazetari po raportonte direkt (video)

    Te i njëjti vend i aksidentit fatal në Astir, dy të mitura kalojnë rrugën teksa gazetari po raportonte direkt (video)

    Aksidenti i djeshëm në zonën e Astirit, zonë e cila frekuentohet shpesh nga qytetarët e si duket këto të fundit nuk janë ndërgjegjësuar për sa kohë që vijojnë ende të kalojnë në trasetë ndarësëe të rrugës duke u bënë shkak i aksidenteve.

    Edhe video e djeshme, kapi momentin kur disa persona kaluan rrugën para se këmbësori 63-vjeçar të përplasej për vdekje nga një makinë. Aksi konsiderohet i rrezikshëm pasi shpejtësia e lejuar e mjeteve varjon është nga 60 deri në 80 kilometra në orë.

    Gjithashtu ditën e sotme, teksa gazetarët kanë raportuar nga vendi i aksidentit, siç pohojnë kanë parë dhjetra raste të kalimtarëve që tentojnë të kalojnë. Gazetari Arsen Rusta ka hasur dy vajza të mitura që kanë tentuar të kalojnë rrugën, ndërsa ka ndërhyrë për të ndaluar makinat që ato të kalonin.

    Megjithatë situata është kthyer shumë shpejt të në frikshme dhe ankthioze.

    “Nuk doja ta rëndonim më shumë situatën, edhe ne po gabojmë në këtë lloj mënyre”, i thotë kolegia nga studio gazetarit.

  • Aksidenti tragjik në Tiranë, rëndohet bilanci, ndërron jetë edhe shoferi 24-vjeçar që çau bordurat e mbikalimit

    Aksidenti tragjik në Tiranë, rëndohet bilanci, ndërron jetë edhe shoferi 24-vjeçar që çau bordurat e mbikalimit

    Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut. Automjeti tip  “Audi A8” i drejtuar nga 24-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër.

    Gazetari Igli Çelmeta, tha se ka humbur jetën 24-vjeçari që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3.

    Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

  • Adoleshenti amerikan përplas veturën prej 3.4 milionë dollarëve të babait të tij miliarder

    Adoleshenti amerikan përplas veturën prej 3.4 milionë dollarëve të babait të tij miliarder

    Një yll i YouTube tha se “gjërat e këqija ndodhin” pasi shkatërroi një super veturë në vlerë prej 3.4 milionë dollarëve që i përkiste babait të tij miliarder.

    Sipas mediave të huaja, Gage Gillean, 17 vjeç, i riu i njohur i GG Exotics doli nga rruga me Pagani Huayra Roadster në Dallas, Texas të martën.

    Dhe imazhet nga skena tregojnë makinën sportive italiane në copa – të “shpërndarë” nëpër rrugë dhe një derë të këputur.

    Vetura unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për herë të fundit për më shumë se 3.4 milionë dollarë.

    Gage shpëtoi vetëm me lëndime të lehta dhe më vonë postoi një foto të tij në Instagram.

    “… Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje”, shkroi ai.

    Burimi: Telegrafi