Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: 23 korrik

  • Si sot 23 Korrik!

    Si sot 23 Korrik!

    Ngjarje:

    • 1793 – Prusia pushtoi Mayence.
    • 1829 – Në ShBA, William Austin Burt patentoi makinën e parë të shkrimit.
    • 1862 – Lufta Civile Amerikane: Henry W. Halleck merr komandën mbi Armatën e Unionit.
    • 1903 – Kompania automobilistike Ford shet veturën e parë.
    • 1903 – Dr. Ernst Pfenning bëhet Chicago poseduesi i parë i veturës Ford Modeli A.
    • 1929 – Qeveria fashiste në Itali ndalon përdorimin e barbarizmave.
    • 1942 – Holokausti: Hapet kampi i ekstraminimit Treblinka.
    • 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Hitleri nënshkruan Operacionin Edelweiss.
    • 1945 – Fillon procesi kundër Philippe Pétain.
    • 1952 – Gjenerali Muhammad Naguib udhëheqë Lëvizjen e Lirë të Oficerëve, (të formuar nga Gamal Abdel Nasser), ind the coup) në përmbysjen e Mbretit Faruk të Egjiptit.
    • 1970 – Qaboos ibn Sa’id bëhet Sulltan i Omanit.
    • 1972 – ShBA-të jansojnë Landsat 1, sateliti i parë artificial.
    • 1984 – Vanessa Williams bëhet Miss Amerika e parë e cila dorëzon kurorën për shkak të fotove të saja nude të paraqitura në revistën “Penthouse”.
    • 2001 – Megawati Soekarnoputri bëhet President i Indonezisë, duke zëvendësuar Abdurrahman Wahid.
    • 2004 – Njëmbëdhjet vite pas shkatërrimit, rihapet Stari Most (Ura e Vjetër) në Mostar.
  • Ministria e Shëndetësisë: 3 të vdekur në 24 orët e fundit, 12 persona në intubim dhe 108 raste të reja

    Ministria e Shëndetësisë: 3 të vdekur në 24 orët e fundit, 12 persona në intubim dhe 108 raste të reja

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktimat janë një 77-vjeçare dhe 83-vjeçar nga Tiranë, si dhe një 68-vjeçar nga Hasi.

    E rëndë paraqitet situata edhe në spitale, ku aktualisht janë të shtruar 126 persona, nga të cilët 22 janë në terapi intensive, ndërsa 12 janë në intubim.

    Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 108 persona, nga 477 testime të kryera.

    https://youtu.be/MYkv5KK51jA

    Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.

    Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

    Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive.

    Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

    COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

    Testime totale                   37311

    Raste pozitive                     4466

    Raste të shëruara             2523

    Raste Aktive                        1820

    Humbje jete                       123

    (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë                   941

    Durrës                  211

    Shkodër               202

    Vlorë                     98

    Lezhë                    82

    Korçë                    64

    Fier                        52

    Kukës                    49

    Elbasan                 46

    Berat                     32

    Gjirokastër         23

    Dibër                     20