Sylvinho ndryshon listën e Shqipërisë?! Klikoje Sport ka mësuar dy emrat e dy lojtarëve të Partizanit

Fitorja ndaj Polonisë në kualifikueset e kampionatit Europian ka rritur moralin e lojtarëve të Shqipërisë. Më datë 12 tetor, kuqezinjtë do të luajnë sërish në “Air Albania” kundër Republikës Çeke. Një fitore do të bënte që ekipi drejtuar nga Sylvinho të jetë me një këmbë drejt kualifikimit.

Megjithatë, pas pesë ditësh Shqipëria do të luajë ndaj Bullgarisë në një ndeshje miqësore. Klikoje Sport ka mësuar se trajneri Sylvinho do të bëjë ndryshime në listë dhe dy lojtarët që do të ftohen në skuadër do të jenë Tedi Cara dhe Andi Hadroj. Dy futbollistët e Partizanit kanë qenë pjesë e Kombëtares në miqësoret që Shqipëria ka zhvilluar në vitin 2022 ndaj Armenisë dhe Katarit.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)