Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Besa

Pas tetë sezonesh në futbollin shqiptar, aventura e William Cordeiros duket se ka ardhur drejt fundit. Sulmuesi brazilian ka njoftuar largimin nga Besa, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë edhe fundi i eksperiencës së tij në Shqipëri. Cordeiro mbërriti për herë të parë në vendin tonë në vitin 2017, kur u transferua te Kukësi. Që prej atij momenti, ai u kthye në një nga futbollistët më të njohur të Superiores, falë eksperiencës dhe kontributit të dhënë ndër vite.

Sezonin e fundit 32-vjeçari ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë, ku konsiderohej edhe si lojtari më i paguar i skuadrës kavajase. Edhe pse realizoi 4 gola dhe ishte ndër elementët më të rëndësishëm të ekipit, objektivi madhor, rikthimi në Superiore, nuk u arrit. Dështimi për ngjitjen në elitë ka sjellë ndryshime të mëdha te Besa, me drejtuesit që po mendojnë për një riformatim të skuadrës. Në këtë kuadër erdhi edhe ndarja me brazilianin, i cili i dha fund bashkëpunimit pas vetëm një sezoni.

Largimi i Cordeiros mbyll një tjetër kapitull të njohur të futbollistëve të huaj që lanë gjurmë në kampionatin shqiptar, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)

Tirana sqaron gjithçka me një njoftim zyrtar: As nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë objektivët tanë