Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)

Mesfushori

Mesfushori Esat Mala mund të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në Superiore. Burime pranë klubit bëjnë me dije se futbollisti po ndiqet me interes nga Egnatia, që synon të forcojë organikën për sezonin e ardhshëm dhe sfidat europiane. Klubi rrogozhinas po punon për ndërtimin e një skuadre më konkurruese në prag të kualifikueseve të Europës, ndërsa 27-vjeçari konsiderohet si një profil ideal për repartin ofensiv.

Mala pritet të mbyllë aventurën e tij me Vllazninë në fund të sezonit aktual, pasi deri tani nuk ka asnjë sinjal për rinovimin e kontratës. I afruar në Shkodër në vitin 2022, ai është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqebluve, duke regjistruar plot 158 paraqitje.

Përveç kontributit në lojë, mesfushori spikat edhe për aftësinë krijuese. Me 32 asistime të dhëna që nga debutimi i tij me Vllazninë, Mala mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës në fazën sulmuese.

Ndërkohë, nesër Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mes tyre në javën e dytë të “Final Four”. Dy ekipet ndodhen aktualisht me pikë të barabarta në krye dhe sfida pritet të jetë vendimtare për garën drejt titullit.

Related posts

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Tirana sqaron gjithçka me një njoftim zyrtar: As nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë objektivët tanë

Partizani bën lëvizjen e bujshme, mendon për stolin ish-trajnerin e Tiranës