“30 ditë ose do t’i hiqen pikët”, Dinamo City në telashe, duhet të paguajë ish-drejtorin sportiv (FOTO)

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë sot paralajmërimin e fundit Dinamo Cityt për të dëmshpërblyer Arbi Laçin, ish-drejtorin sportiv të bluve 2 vite më parë.

Pas largimit nga pozicioni në klub, vetëm 3 muaj pas emërimit në detyrë dhe pa i dhënë kohë të punonte me blutë si drejtor sportiv, Arbi Laçi ka fituar gjyqin me Dinamon në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në muajin Mars të këtij viti. Pritjes për të marrë dëmshpërblimin duket se i ka ardhur fundi.

Komisioni i Disiplinës i ka komunikuar sot zyrtarisht Dinamos një afat 30 ditor e pas këtij të fundit rreziku që i kanoset janë tre pikë më pak në tabelën e klasifikimit.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)