Sylvinho edhe dy nënkampionë bote te Shqiperia! Lajmi bën bujë në mediat braziliane dhe argjentinase

Emërimi i ish-futbollistit brazilian Sylvinhos në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit është pritur me shumë kuriozitet në vendlindjen e teknikut 48-vjeçar. Sylvinhos është ende në hapat e para në botën e trajningut dhe fakti se kishte që në fillimin e vitit 2022 që nuk gjente ekip, e ka bërë zgjedhjen e Shqipërisë si të papritur për mediat në këtë vend.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në portalet më të njohura në vend si “LANCE”“Globoesporte”“ESPN” apo “UOL”, teksa është komentuar edhe misioni i Sylvinho-s dhe stafit të tij për të çuar Shqipërinë drejt Euro 2024, për të përsëritur suksesin e vetëm të kuqezinjve që janë kualifikuar vetëm një herë më parë në Europian.

Por mbi të gjitha duket se ka bërë bujë fakti se pjesë e stafit të tij është Pablo Zabaleta, të cilin ai e kishte shok skuadre te Manchester City për një edicion. Në mediat argjentinase, pjesëmarrja e tij në stafin e Silvinjos ka bërë po aq bujë pasi pakkush priste që nënkampioni i botës në vitin 2014 të niste karrierën në pankinë si krahu i djathtë i brazilianit.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)