413
Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc, po vazhdon të tregojë formë të mirë edhe me përfaqësuesen e Malit të Zi. Ditën e sotme në ndeshjen ndaj Lituanisë ka gjetur golin që në fillimin e ndeshjes.
Kapiteni aktual i Ballkanit, tundi rrjetën në minutën e 3-të, teksa me një predhë me të djathtë nga jashtë zonës, shtangu portierin kundërshtar, duke kaluar në avantazh malazezët, pas asistit të Jovetiç.
Edvin Kuc the captain of @fcballkani with a banger vs Lithuania pic.twitter.com/MRxLYLIYG4
— Kosovo Football ???????? (@FootballKosovo) November 16, 2023
Ky ishte dueli i tretë i Kuç me fanellën e Malit të Zi. 30-vjeçari shqiptar debutoi më 12 tetor në miqësoren ndaj Libanit, ku realizoi dopietë.