Ka variacione të pafundme ushqimesh të cilat mund të bëjnë mrekullira për trupin tuaj.
Zëvendësimi i darkës tuaj me supë me bazë bimore do të ndihmojë trupin të largojë sa më shpejt toksinat.
Nëse nuk jeni të hidratuar dhe nuk konsumoni në mënyrë të rregullt vaktet tuaja,trupi mund të mbajë deri në 10 kg peshë ujë ose “dhjamë të rremë”.
Detoksifikimi është një nga mënyrat më të mira për të larguar ujin e tepërt në trupin tuaj dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin.
Për shkak se jemi të ekspozuar ndaj kaq shumë toksinave nga ushqimet me cilësi të ulët, mëlçitë tona nuk mund t’i eliminojnë ato lehtësisht.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org këto toksinat përfundojnë të ngulitura në indet dhjamore dhe dhjami bëhet shumë i vështirë për t’u humbur.
Ushqimet bimore kanë një efekt të fuqishëm anti-inflamator.
Dr. Haas shton se toksinat e bllokuara mund të shkaktojnë inflamacion masiv,në të gjithë sistemin që nga truri,zemra deri tek mekanizmat mikroskopikë të qelizave tona.
Në këtë rast supa ul ngarkesën toksike dhe inflamacioni qetësohet, kjo gjë shkakton një reagim zinxhir në përmirësimin e shëndetit.
Për një detoksifikim sa më të mirë konsumoni sa më shumë perime, fruta,proteina natyrore dhe yndyrna të mira që gjenden tek vaji ullirit, avokado apo bajamet.
Për të paktën dy javë, vazhdoni të shmangni kafeinën, sheqerin, grurin, qumështin, mishin e kuq, ushqimet e skuqura dhe alkoolin.
Receta e Supës Që Largon Toksinat
Përbërësit:
- 6 gota perime të copëtuara,pa nisteshte (zarzavate të tilla si: qepë, lakër, kunguj të njomë, brokoli, lulelakër, kërpudha)
- 2 gota perime të tokës (patate, karotë ose panxhar)
- 3 lugë çaji hudhër të grirë
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- 1 lugë çaji turmerik
- 1.2 l lëng perimesh (shtoni për shije: kripë deti, piper i zi ose i kuq dhe vaj ulliri)
Mënyra e përgatitjes:
Në një tenxhere të madhe, hidhni 1.8 l ujë në një dhe shtoni hudhër, xhenxhefil, turmerik e më pas të gjitha perimet (përveç barishteve si prsh: spinaqi, majdanozi, koper etj).
Ziejini në nxehtësi të ulët për 30 – 40 minuta.
Shtoni lëngun e perimeve, barishtet dhe lërini të ziejnë përsëri për 10-15 min.
Këtë masë vendoseni në mikser derisa të përftoni një masë kremoze.
Më pas hidheni përsëri në tenxhere duke e lënë të ftohet pak. Shërbejeni atë të ngrohtë.
Burimi: AgroWeb.org