Teuta “ndez” merkaton dhe bën me krahë tifozët, firmos me talentin golashënues (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe pozicioni i vështirë nw renditje, situata te Apolonia është komplikuar edhe më shumë në ditën e fundit të merkatos. Skuadra mbetet pa një nga pikat kryesore të repartit ofensiv, teksa sulmuesi Xhovalin Trifoni ka mbyllur aventurën e tij, duke u transferuar te Teuta.

Largimi i Trifonit vjen në një moment delikat për ekipin, që prej shtatë ndeshjesh nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi ishte një nga emrat më të spikatur të sezonit, duke realizuar 5 gola, dhe largimi i tij e dobëson edhe më tej repartin ofensiv në një fazë ku çdo pikë është jetike.

Situata bëhet edhe më problematike duke pasur parasysh faktin se sulmuesi tjetër, Umejiego, ndodhet i pezulluar që prej muajit tetor dhe nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik. Kjo e lë skuadrën me alternativa të kufizuara në sulm dhe rrit presionin mbi ekipin në javët e ardhshme.

Detajet e transferimit të Xhovalin Trifonit drejt Teutës nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që në ditët në vijim klubi të dalë me një qëndrim zyrtar mbi këtë lëvizje. Ajo që dihet është se largimi i një sulmuesi që ka mbajtur peshën kryesore të golave vështirëson edhe më shumë rrugëtimin e ekipit në vazhdim të kampionatit.

Në një moment ku rezultatet mungojnë dhe presioni rritet, merkatoja e dimrit duket se ka sjellë më shumë pikëpyetje sesa zgjidhje për skuadrën, që tani duhet të gjejë urgjentisht alternativa për të dalë nga kriza.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.