Lajmet e fundit | Klikoje.al

Vazhdon “spiropalizimi”/ Artan Lame e ‘gjen’: Nuk kemi korrupsion sepse…

Written by

in

Vazhdon konferenca masive e qeverisë për anti-korrupsionin.

Por po ashtu po vazhdon edhe ‘spiropalizimi’ i kësaj konference.

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u bë subjekt ironie online pasi tha se qeveria po bën përpjekje të mëdha kundër korrupsionit, tani vjen një deklaratë nga kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Ky i fundit ka thënë se në Kadastër nuk ka korrupsion, pasi po i kërkojnë rritje rrogash.

“Ajo që i vë kapakun është se në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit”, tha Lame.

“Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej “po pse, ka edhe rrogë”, fakti që tani po më bëjnë presion për rritje rroge, tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *