261
Flamurtari mposhti me rezultatin 1-0 Lushnjën në testin miqësor të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Golin për skuadrën e Çelës e realizoi sulmuesi brazilian Di Estefaono në minutën e 26-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Vlen të theksohet fakti se lushnjarët e Maganit, kishin shansin e artë për të gjetur golin, por Ruço gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri i skuadrës vlonjate.
Ky test miqësor do iu shërbejë të dy trajnerëve si Çelës ashtu dhe Maganit, për të konsoliduar ekipi deri në fillim të sezonit të ri.