Lajmet e fundit | Klikoje.al

“Me dyer të blinduara, e mbushur me kamera sigurie, xhama të mbuluar me adezivë dhe derën e oborrit të mbyllur me shul”/ Jul Deda zbardh ç’po ndodh dhe shpërthen keq ndaj Bashës: Turp e faqja e zezë ç’po shikojmë në shtëpinë e PD-së!

Jul Deda

Written by

in

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Jul Deda, i shkruan Lulzim Bashës për masat që janë marrë ditët e fundit në selinë blu. Sipas raportimeve të ndryshme, godina e PD është bërë me dyer të blinduara dhe me kangjella hekuri në pjesën e brendshme, si dhe xhamat janë veshur me adeziv.

“Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet? Ata nuk kane asgje me shtepine e tyre, ata thjesht nuk te duan ty. Turp e faqja e zeze”, shkruan ndër të tjera Jul Deda. Siç shihet dhe nga fotot, xhamat transparent të selisë janë veshur me adeziv blu dhe pas tyre thuhet se janë vendosur kangjella hekuri.

“Ça i ke bere shtepise se demokrateve mor Lul brava, si e katandise keshtu? E rrethove me dyer te blinduara, e mbushe me kamera sugurie, mbulove xhamat me adezive per ti fshehur medias ate qe ndodh brenda, madje edhe deren e oborrit e kishe mbyllur me shul.

E ke kthyer ne burg te bunkerizuar. Po pse? Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet? Ata nuk kane asgje me shtepine e tyre, ata thjesht nuk te duan ty. Turp e faqja e zeze”, shkruan Jul Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *