122
Dua Lipa disa ditë më parë publikoi një foto të flamurit autokton në Instagram, një postim që nxiti reagime revoltuese nga serbët.
Edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa reagoi ashpër ndaj Dua Lipës, duke u shprehur se ajo po shpërndante urrejtje dhe i rikujtoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet në Hagë për akuza për krime lufte.
Dua reagoi më pas dhe u shpreh se nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje por se Kosova e meriton vendin në hartë. Pas këtij postimi ka reaguar sërish Jelena, e cila ka folur me tone ironizuese ndaj Duas.
“Zemër herën tjetër postoje një hartë aktuale që nuk përfshin territore të 4 shteteve në të, nuk është aq e vështirë, vërtet”, shkruan këngëtarja serbe.