Italia nderon me çmime të mëdha Mancinin, Viallin dhe çdo lojtar të ekipit fitues të Euro 2020

by KLIKOJE.AL

Roberto Mancini, Gianluca Vialli dhe skuadra e Italisë kanë marrë versionin italian të Nderit pas triumfit të tyre në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kreu i Shtetit në Itali është Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i cili ishte në tribunat në Wembley kur Azzurrët munden Anglinë me penallti në finale.

Skuadra fluturoi përsëri në Romë një ditë më pas dhe u takua me Mattarellan në pallatin Quirinale.

Sot (e premte) u njoftua se Mattarella gjithashtu ka dhuruar për ekipin e Italisë nderimin e njohur si ‘Ordine al Merito della Repubblica Italiana’.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, trajneri Mancini, menaxheri i ekipit Gabriele Oriali dhe shefi i delegacionit Vialli, të gjithë morën titullin ‘Grande Ufficiale’ apo  (Zyrtar i Madh).

Kapiteni Giorgio Chiellini dhe çdo anëtar i skuadrës mori çmimin e quajtur Cavaliere (kalorës).

https://twitter.com/Quirinale/status/1415966899016450049?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1415966899016450049%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshteti-italian-nderon-cmime-te-medha-mancinin-viallin-dhe-cdo-lojtar-te-ekipit-fitues-te-euro-2020%2F

Ka pesë shkallë të kalorësisë në sistemin italian të nderimeve: Cavaliere, Ufficiale, Commendatore, Grande Ufficiale, Cavaliere di Gran Croce dhe Cavaliere di Gran Croce con Cordone.

Kjo ishte hera e dytë që Italia fiton Kampionatin Evropian, pas vitit 1968, dhe i shtohet numrit të tyre të katër trofeve të Kupës së Botës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.