“Bylis është si Real Madrid në këtë kategori”, Besnik Kapllanaj sfidon AF Elbasanin: Skuadra është projektuar vetëm për fitore

by KLIKOJE.AL

Bylis do të sfidojë AF Elbasanin, takim që do të mbyllë javën e Kategorisë së Parë. Para kësaj supersfide ka folur Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllani, i cili ka theksuar se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se deri në fund ka ende rrugë.

“Unë ekipit i them se Bylisi në Kategorinë e Parë është si Real Madrid. Luajmë vetëm për të fituar dhe në çdo ndeshje shkojmë për këtë motiv. Kanë ardhur edhe tifozë nga Elbasani dhe shpresojmë që të fitojmë.Të përballemi me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë është shumë e vështirë, por kur luajmë në Kategorinë e Parë mundësitë për të fituar janë më të mëdha dhe e përballojmë më lehtë.” Përfundoi Kapllanaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.