1483 – Mbreti anglez, Richardi i Tretë, mori fronin
1777 – Forcat britanike morën kontrollin mbi Fort Ticonderoga gjatë revolucionit amerikan.
1854 – U mbajt takimi i parë zyrtar i Partisë Amerikane Republikane.
1917 – Forcat arabe morën nga Turqit kontrollin mbi portin Aqaba, gjatë Luftës së Parë Botërore.
1923 – U formua Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.
1957 – Tinejxherët John Lennon dhe Paul McCartney u takuan për herë të parë në një kishë në Liverpool të Anglisë, pas një performance të grupit muzikor të Lennonit, “The Quarrymen”.
1962 – Sipas gazetës “Rilindja”, erdhi në jetë banori i 1 miliont i Kosovës.
1989 – Ushtria amerikane shkatërroi raketat e saj të fundit “Pershing 1-A”.
1998 – Vdiq kauboji që u bë i famshëm si këngëtar, Roy Rogers.
2003 – Lideri liberian, Charles Taylor, pranoi një ofertë për azil në Nigeri.
2000 – Vala e nxehtësisë e cila përfshiu Evropën Jugore, me tempeatura të cilat kaluan edhe 45 gradë celsius shkaktoi vdekjen e 25 njerëzve dhe shum zjarreve.
Festa dhe përvjetore:
Shën Asti, shenjtor i Durrësit.
Shën Asti është shenjtor tepër popullor ndër besimtarët e krishterë ortodoksë të Durrësit, aq sa edhe mjaft qytetarë të tij mbajnë emrin e tij, si dhe për nder të tij janë ndërtuar edhe kisha (historianë, kronistë dhe arkeologë dëshmojnë mjaft për të, ku ndër të tjera përmendim katedralen e madhe për nder të Shën Astit dhe Isavrit në shek.13-14, në Spitallë në vitin 1917, në varrezat e qytetit rreth vitit 1957, pranë portit 2002).
Fama e Shën Astit kalon kufinjtë e qytetit dhe të Shqipërisë, duke u përmendur dhe pikturuar në afreske edhe në kisha të tjera lokale si ato të Ohrit, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë.
Ky shenjtor nderohet dhe festohet si në Kishën e Lindjes (6 Korrik), ashtu edhe të Perëndimit (7 Korrik).