198
Ngjarje:
- 1538 – U themelua Bogotá, Kolumbi, nga Gonzalo Jiménez de Quesada.
- 1806 – Perandori i Shenjtë Romak Francis II, Perandori i fundit i Shenjtë Romak, jep dorëheqje duke i dhënë fundë Perandorisë së Shenjtë Romake.
- 1819 – Themelohet Universiteti Norwich në Vermont si shkolla e parë private ushtarake në Shtetet e Bashkuara.
- 1825 – Bolivia pavarësohet nga Spanja.
- 1845 – Themelohet Shoqata Gjeografike Ruse në Saint Petersburg.
- 1861 – Mbretëria e Bashkuar anekson Lagosin, Nigeri.
- 1890 – Në burgun Auburn në New York, vrasësi William Kemmler bëhet i burgosuri i parë që denohet me vdekje në karrikë elektrike.
- 1909 – Alice Ramsey dhe tri shoqe bëhen tri gratë e para që arrinë të bëjnë udhëtim transkontinetal me automobil.
- 1914 – LPB: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë.
- 1923 – Henry Sullivan e noton Kanalin Anglez.
- 1926 – Gertrude Ederle bëhet gruaja e parë qe e noton Kanalin Anglez.
- 1945 – LDB: ShkatHarry Houdinirrohet Hiroshima nga bomba atomike quajtur “Little Boy”, hedhur nga Shtetet e Bashkuara nga B-29 Enola Gay. Nga kjo bombë vdiqën rreth 90,000 njerëz përnjëherë.
- 1962 – Xhamajka fiton pavarësinë.
- 1964 – Pritet druri më i vjetër në botë Prometheus.
- 1991 – Tim Berners-Lee lëshon një dokument në të cilin paraqet idenë e tijë për WWW-n.
- 1996 – Shkencëtarët amerikanë zbulojnë se kanë gjetur dëshmi të ekzistencës së jetës antike në mars, në të mbeturat e një meteori të zbuluar në Antarktik.
- 1997 – Microsoft blenë për $150 Dollar Amerikan aksionet e kompanisë Apple Computer.
- 2008 – Junta ushtarake, e udhëhequr nga Mohamed Ould Abdel Aziz, ndërmerr një puç shtetëror në Mauritani, duke e rrëzuar nga pushteti presidentin, Sidi Ould Cheikh Abdallahi.