“Shtyrja e kampionatit na dëmtoi”/ Orges Shehi flet për sezonin e ri: Shumë skuadra do të luftojnë për titull

by KLIKOJE.AL

Ditën e shtunë, Tirana zhvilloi një miqësore kundër AF Elbasanit, takim që përfundoi me rezultatin 3-3. Orges Shehi, trajneri i skuadrës bardheblu pas ndeshjes komentoi situatën te skuadra e tij

“Kemi shumë mungesa dhe dëmtime. Hila luajti në sulm, kemi probleme me Abazajn, me Kainën dhe me Përgjonin. Deliu dhe Najdovski vijnë nga dëmtime dhe nuk kanë minutat e plota, ishim me shumë mungesa. Kur mungojnë Abazaj dhe Kaina që janë stabël në fazën e sulmit, më pas do të detyrohesh të improvizosh. Shpresojmë të rikthehen shpejt dhe në fillimin e javës të jemi bashkë për të pritur startin e kampionatit.”

Ndër të tjera, Shehi u ndal edhe te shtyrja e kampionatit me një javë duke theksuar se një vendim i tillë e penalizoi Tiranën e tij ndërsa shtoi se e pret me shumë kënaqësi javën e parë kundër Dinamos.
“Shtyrja e kampionatit na dëmtoi sepse ishim të karikuar pas Europës. Nëse do të ketë një tjetër shtyrje, duhet ta dijmë përpara dhe jo në momentin e fundit që të marrim masa sepse shtyrjet në fund prishin punë.

Do të jetë një kampionat i luftuar edhe pse është një formulë ndryshe, më vjen mirë që e fillojmë me derbi kundër Dinamos. Ka traditë dhe histori, tashmë Dinamo ka një qasje tjetër për vazhdimësinë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.