Ç‘e ka gjetur Dinamo CITY-n?! Erzeni e bën zap dhe i rikthen fantazmat e mbijetesës

by KLIKOJE.AL

Erzeni ka fituar ndeshjen e parë të javës së katërt duke mundur në Rrogozhinë Dinamon me rezultatin 2-1. Shijakasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Maliqin, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top në zonë duke e çuar në rrjetë.

Baraspesha erdhi në pjesën e dytë me Zabërgjan, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar drejt rrjetës.

Dinamovitët u munduan me çdo kusht të gjenin dhe golin e dytë, por në momentin më të mirë të skuadrës së Di Biagos, ishte Rexhepi që bëri një gafë të pafalshme në zonë, duke i dhënë një 11-metërsh shijakasve, me Kahrimanoviç që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Kështu Erzeni merr fitoren e parë të këtij sezoni, duke shkuar në kuotën e 5 pikëve dhe duke u arratisur nga zona e mbijetesës, ndërsa Dinamo vazhdon të vuajë me vetëm tre pikë në katër ndeshje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.