Ai është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyer në publik, për sa i përket lojës në Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, i cili tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve.
Artisti deri më tani është befasuar me dronë të shumtë nga miqtë dhe ata që e përcjellin vazhdimisht. Ditën e sotme, banori i BBVA është surprizuar sërish me një dron që sillej nëpër shtëpinë e famshme të Shqipërisë.
“Luiz shqiptarët të kanë zemër”, shkruhej në dron bashkangjitur një fotografi të tij dhe tashmë të dashurës së tij, Kiara Titos.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/02/download.png)
Kujtojmë që Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim, ky gjest nga fansat e çiftit e ka ‘trembur’ Bledin. Luizi ka thyer tashmë çdo rekord në rrjete sociale dhe ka kaluar miliardin e parë në TikTok.
Veç kësaj, fansat për të e kanë shprehur dashurinë në mënyra të ndryshme e madje edhe me tatuazhe.