Shqipëria drejt Berlinit me qeleshe në kokë dhe këngën “Mora Fjalë”, kuqezinjtë drejt Euro 2024

Përfundon me një fitore historike ndeshja Shqipëri – Çeki, ku kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin e thellë 3-0 duke hapur kështu rrugën drejt ëndrrës për kualifikimin në Euro 2024. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë me supergolin e Jasir Asanit në minutën e 9-të që ndezi festën në stadium. Çekët barazuan në pjesën e parë, por VAR e anuloi për prekje me dorë ç’ka i dha edhe kartonin e kuq lojtarit të tyre duke i lënë me 10 lojtarë.

Pjesa e dytë nisi me marsh të njëjtë teksa Seferi dyfishoi shifrat në minutën e 51’. Do të ishte po ai i cili do të hidhte ‘KO’ kundërshtarët me golin e 3-të. Rrjetën do ta tundte edhe Arbnor Muja, por festën e shqiptarit do ta ndalte VAR që do ta konsideronte offside.

Shqipëria merr kështu 3 pikë të arta që e mbajnë në krye me 13 pikë, 4 më shumë se Polonia dhe 6 nga Çekia e Moldavia.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë