“Forca djema, unë jam me ju”/ Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian (FOTO)

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme. Kombëtarja jonë do të përballet me Republikën Çeke në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.

Këtë ndeshje padyshim do ta ndjekë edhe Marash Kumbulla nga ekrani, i cili është i dëmtuar prej disa muajsh. Duke mos qenë prezent fizikisht, ai ka vendosur t’i motivojë shokët e ekipit me anë të një postimi në “InstaStory”.

“FORCA DJEMA, UNË JAM ME JU”, shkruan qendërmbrojtësi shqiptar.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë