Kur fiton, shpërblehesh. Në rastin e Kukësit, shpërblimi nuk është vetëm në aspektin e pikëve dhe djersës së hedhur në fushë, por edhe në kuadrin financiar. Duke marrë shkas nga tri fitoret e fundit, një në Kupë kundër Partizanit, që i ka dërguar blutë në gjysmëfinale dhe dy në kampionat ndaj Laçit dhe Vllaznisë, drejtuesit kanë hapur “thesin”.
Mësohet se këto ditë i është shpërndarë ekipit një premio në masën e 10 mijë eurove. Një moment që është pritur mirë nga vetë skuadra, për më tepër i motivon që të tentojnë për të marrë të tjera rezultate pozitive në vijim. Drejtuesit u kanë premtuar që pas çdo fitoreje tjetër që do të koleksionojnë në vazhdim, do të kenë sërish premio, duke shpresuar realisht që ky fakt të mbajë të karikuar skuadrën, e cila tani më shumë se kurrë ka nisur të besojë edhete mbijetesa.