E FUNDIT/ Ofertë e kënaqëshme për Gaz Demin, skuadra spanjolle kërkon mbrojtësin e Partizanit

Sembene

Saliou Sembene është lider i pasdiksutueshëm te Partizani. 23-vjeçari sezonin e kaluar shkëlqeu me të kuqtë, duke ofruar siguri dhe stabilitet në repartin e mbrojtjes.

Edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni ishte një “mur” i pakalueshëm nga kundërshtarët, duke i dhënë siguri gjithë repartit të prapavijës. Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e një ekipi në Spanjë.

Nga sa mësohet skuadra që është e interesuar për shërbimet e tij lua në La Liga 2, teksa bëhet me dije se për senegalezin ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare. Emri i ekipit nu është zbuluar ende, por oferta mësohet se ndodhet tashmë në tavolinën e Gaz Demit. Nuk dihet ende se për çfarë shifrash bëhet fjalë, por në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë.

LEXO ME SHUME;Tiranës nuk i ndahen hallet! U dëmtua ndaj Bylisit, mbrojtësi rrezikon të qendrojë jashtë fushave për…

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)