Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Fier.
Berisha tha se për bashkëshorten e Fatjon Durajt, kandidatit të PS-së për Patosin, është lëshuar një mandat arresti nga autoritetet shqiptare.
Ai pretendon se bashkëshortja e Durajt ka abuzuar me detyrën gjatë kohës që ka punuar në kadastrën e Sarandës dhe për t’i shpëtuar drejtësisë është arratisur në Londër.
“Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit.
A ka fyerje më të madhe se kjo? A ka krim më të shëmtuar se kjo? Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias”, theklsoi ish-kryeministri.