Salami i “mbyll gojën” Dinamos, por 1 pikë nuk mjaftojnë për të nxjerrë nga telashet Kukësin (video)

by KLIKOJE.AL

Kukësi dhe Dinamo detyrohen të ndajnë nga një pikë, që për mënyrën sesi shkoi ndeshja u duk rezultati më i drejtë. Në “Kukës Arena”, ndeshja përfundoi me shifrat 1-1, në një përballje me ritëm dhe raste të shumta. Do të ishin vendasit që do të rrezikonin të parët me Salami në minutën e 11′, por Sali mbajti në lojë blutë me atë pritje. Kryeqytetasit rrezikuan në minutën e 24’ me Dennison por tentativa e brazilianit përfundoi jashtë.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u zhbilancuan në lojën e tyre dhe kërkonin me patjetër të gjenin golin. Në minutën e 69′, në një moment pasigurie në mbrojtjen e Dinamos, Hasaj pason për Salami me sulmuesin që shënon dhe zhbllokon sfidën.

Goli i pestë në kampionat për sulmuesin nigerian. Pesë minuta do të zgjaste festa e verilindorëve, pasi Dinamo do të shënonte me Tahirin pas topit të dhënë nga Qefalija. Një barazim që lë Dinamon në vendin e katërt në pritje të rezultatit të Skënderbeut, ndërsa Kukësi vazhdon në fund në kuotën e 26 pikëve.

LEXO MË SHUMË:Dinamo, fitorja ndaj Teutës lë me pasoja kryeqytetasit; dy titullarë mungojnë ndaj Kukësit

Mesfushori Bakary Goudiaby dhe sulmuesi Baton Zabërgja nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Mehmeti në transfertën e së dielës, ku Dinamo do të udhëtojë drejt Kukësit për t’u përballur me verilindorët. Të dy këta lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë në “Air Albania”, duke arritur kështu në numrin e katër të tillëve. Në krahun tjetër, Dritan Mehmeti duhet t’i bëjë llogaritë pa dy lojtarë kyç si Goudiaby dhe Zabërgja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.