117
Prej 15 qershorit do të rinisë aktivitetin transporti publik në vend. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Bëhet e ditur se do të punohet me 70% të kapacitetit dhe qytetarët do duhet të pajisjen me maska kirurgjikale.
E rëndësishme mbetet edhe ruajtja e distancës sociale.
Për transportin publik pritet të ketë një protokoll të posaçëm nga Instituti i Shëndetit Publik.