Universiteti i Hong Kongut ka publikuar sot një imazh të variantit Omicron e cila është marrë nga një mikroskop elektronik.
Shkencëtarët e shëndetësisë , ku përfshihen dhe mjekë dhe virologë kanë mundur të marrin një mikrograf elektronik të një qelize (Vero E6) nga veshka e një majmuni të infektuar me këtë lloj.
Universiteti më pas publikoi imazhet me zmadhim të ulët dhe të lartë.
Imazhi me zmadhim të ulët treguan dëmtimin e qelizave me fshikëza të fryra që përmbajnë grimca të vogla virale të zeza, shpjeguan studiuesit.
Imazhet me zmadhim të lartë tregojnë përqendrime të grimcave virale në formë kurore në sipërfaqen e tyre.
Sipas Standard, studiuesit në Departamentin e Mikrobiologjisë ishin në gjendje të izolonin “mikronin” nga ekzemplarët klinikë, gjë që do të lejojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër llojit të ri.
Lloji Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit. Ky variant përmban më shumë mutacione (32) të proteinës spike sesa të gjitha llojet e mëparshme, të cilat mund të dëmtojnë përgjigjen imune të trupit dhe të favorizojnë transmetimin më të shpejtë.
