Protagonist me Erzenin sezonin e kaluar, autori i 5 golave transferohet në Azerbajxhan (FOTO)

Redon Mihana vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Erzenin. Sulmuesi kuqezi ka nisur një aventurë të re në Azerbajxhan, aty ku i është bashkuar ekipit të Kapaz PFK.

Mihana ka firmosur një kontratë 1 vjeçare, por ka edhe opsionin e rinovimit edhe me 1 vit tjetër. Ndërkohë, që ekipi i Kapaz është një skuadër që militon në Premier Leaguen e Azerbjaxhanit, pra në Elitë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kəpəz PFK (@kapazpfc1959)

Redon Mihana largohet nga Shqipëria pas 9 vitesh karrierë. 25 vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Laçit, Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe së fundmi Erzenit të Shijakut.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)